Portokalli u rikthye mbrëmë në ekranin e Top Channel.
Një prej skenave që u pëlqye nga publiku ishte edhe ajo e dy poetëve, të cilët prekën një temë aktuale, atë të tërmetit.
‘Fakenews-in’ e publikuar në portalin e Çim Pekës, aktorët e sollën me një ironi therëse, për të dhënë mesazhin e fortë se si abuzohet me informacionin në vendin tonë.
“Hapa-dollapa, kush është fshehur mbrapa, me portal të kapa. Ja Ilva, Anila, Fevziu, e Lela, të gjithë i preka, mungon Çim Peka”, lexoi poeti, rol i luajtur nga Gaz Paja.
Në këtë moment dikush thërret “tërmet” dhe ata vrapojnë të tmerruar, për të treguar panikun që Çim Peka krijoi të shqiptarët, duke parashikuar “tërmetin e orës 23:30”./ TEMA
Shikoni videon në minutën e 4.


