Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që lëvizin drejt Teplenës dhe Gjirokastrës të kenë kujdes kur kalojnë në Selishtë, në aksin rrugor Levan -Tepelenë.
“Ky segment në këtë vend është i kalueshëm me vështirësi. Policia Rrugore në dy dyja krahët e lëvizjes orienton dhe ndihmon lëvizjen e automjeteve”, njofton zyrtarisht policia.
Ajo u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe këshillat e orientimet e Policisë Rrugore.
Më herët u njoftua se akset rrugore nacionale që lidhnin Komunën Brataj me fshatrat Kuç, Kallarat dhe Bolenë do të bllokohej dhe nuk do të lejohej kalimi i mjeteve apo i këmbësorëve, pasi rrezikohej shkëputja e shpatit te malit.
Ferras FierShërbimet e Policisë së DVP Fier në bashkëpunim me repartin special “Delta” bënë të mundur evakuimin dhe shpëtimin e një familjeje me tre persona në fshatin Ferras të cilët ishin në rrezik për jetën si pasojë e prujeve të mëdha të lumit Vjosë ku uji kishte hyrë në banesën e tyre.
Posted by Policia e Shtetit on Saturday, December 2, 2017


