• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ Në pallatin ku ndodhi përplasja mes policisë dhe grabitësve, detaji që “i shpëtoi” të zotët e shtëpisë
Home
Breaking News

VIDEO/ Në pallatin ku ndodhi përplasja mes policisë dhe grabitësve, detaji që “i shpëtoi” të zotët e shtëpisë

23 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Katër persona të armatosur dhe të maskuar tentuan të grabisin banesën në katin e tretë të këtij pallati. U ndeshën me rezistencën e pronarit dhe mbërritjen e menjëhershme të policisë pas njoftimit. Bilanci i ngjarjes është një nga autorët i vdekur, një tjetër i plagosur dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim”, thotë gazetarja e ABC News, Valbona Daci.

Ajo shkoi paraditen e kësaj të premteje në lagjen “29 Nëntori” të Fieri, aty ku gjatë orëve të natës, 4 grabitës tentuan që të futeshin në shtëpinë e familjes Muçaj. Autorët jo vetëm që dështuan në tentativën e tyre, por ata u përballën edhe me policinë.

Vetë e zonja e shtëpisë Elsa Muçaj, thotë se grabitësit nuk mundën që të futeshin në banesë, pasi dera ishte e kyçur.

 

 

Ju shpëtoi llozi?

“Edhe unë e lë pa lloz, por Minella më bënte llafe gjithmonë. Me fat!”

Nuk arritën të hyjnë deri brenda hë?

“Jo jo, nuk e shikon, llozi futet në beton këtu”.

Zonja Muçaj nuk flet më shumë për gazetarët, pasi bashkëshorti i saj Minella Muçaj mbyll derën duke thënë se “kemi punë”.

Ishte pikërisht Minella Muçaj, i cili pasi kuptoi se grabitësit po tentonin të futeshin në shtëpinë e tij, telefonoi policinë.

Mes efektivëve dhe grabitësve pati shkëmbim zjarri, që rezultoi me vrasjen e një prej grabitësve, si dhe plagosjen e një tjetri. I plagosuri është identifikuar si Arben Muça. 33-vjeçari ndodhet në spital dhe ruhet nga forca të shumta policore.

Dy autorët e tjerë arritën të largoheshin. Deri në këto momente nuk ka ende të dhëna për identitetin e grabitësve të tjerë, përfshirë edhe viktimën.

 

Për mikrofonin e gazetares Daci folën edhe fqinjët e familjes Muçaj, të cilët shprehen se “iu duk sikur ishin në ëndërr”.

Dëgjoheshin qartë?

“Po po po”.

Në çfarë ore ka qenë?

“Përgjumësh. Mund të ketë qenë 2 e 20. S’e kam idenë tamam”.

Të shtënat ishin në breshëri?

“E ke parasysh, se kur je përgjumësh të duket sikur je në ëndërr, por po dëgjuam të shtëna’.

Pastaj u ndërgjegjësuat se diçka po ndodhte?

“Po”.

Çfarë bëre?

“U tremba në shtëpi. Çfarë të bëja? Isha vetëm burrin e kam në punë”.

Një tjetër fqinje rrëfen se gjithçka e ka marrë vesh nga televizori dhe se kishte menduar se zhurmat ishin fishekzjarre.

“Unë kur u ngrita dëgjova në orën 3:00 zhurmat. Thashë mos janë fishekzjarret, Edhe asgjë tjetër. Ja tani kam dalë unë”.

Nuk e more vesh që ishte…?

“E mora vesh në televizor”.

Fjete gjumë?

“Fjeta gjumë. Dija unë”.

Mendove se ishin fishekzjarre?

“Po”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOS NE FRANCE/ Të shtëna në një supermarket, plagoset një polic. Flitet për pengmarrje
Previous article TRITAN SHEHU/ Promovimi i aktiviteteve të LGBT në shkolla, është i patolerueshëm dhe i rrezikshëm

Ina.Autor

Postime të ngjashme

RAMA ZBARKON NË BRUKSEL/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE Breaking News

RAMA ZBARKON NË BRUKSEL/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI) Aktualitet

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT