• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ Dërgoi sms-në fatale. Lëvizjet e Mario Meshinit, pak çaste pas vrasjes së Devi Kasmit
Home
Aktualitet
Kronikë

VIDEO/ Dërgoi sms-në fatale. Lëvizjet e Mario Meshinit, pak çaste pas vrasjes së Devi Kasmit

3 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

ABC News siguron dy video ekskluzive të lëvizjeve të Mario Meshinit, vetëm pak sekonda pas momentit kur në sytë e tij u vra me armë zjarri Devi Kasmi.

Meshini, dëshmitari okular i krimit, po hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” si i përfshirë në ngjarje. Vetë 26-vjeçari ka këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me ekzekutimin e Kasmit.

Në videon e parë, e fiksuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi në zonë, shfaqet Meshini teksa del nga rruga “Kongresi i Manastirit” për në Unazë, në segmentin e njohur si “Rruga Bardhyl”, gati 100 metër distancë vijë ajrore nga vendi i vrasjes.

Ndërsa në videon tjetër duket i riu teksa lë Unazën për t’u kthyer në rrugën “Dervish Hekali”, që e çonte në banesën e tij. Nga pamjet rezulton se Meshini nuk ka pasur skafandër, apo kapuç.

Në daljen para mediave për goditjen e grupit kriminal që dyshohet të ketë ekzekutuar Kasmin, drejtuesi i policisë së Tiranës nuk përmendi emrin e Meshinit dhe nuk dha hollësi kur u pyet për të.

Prokuroria e Tiranës ka dyshime se Meshini ka nxjerrë në pritë Kasmin. Në seancën e caktimit të masës së sigurisë, të zhvilluar të premten në Gjykatën e Tiranës, avokati i Meshinit tha se nëse klienti i tij do të ishte bashkëpunëtor në ngjarje nuk do të përdorte motorin e targuar në emër të tij, nuk do të komunikonte me Kasmin nga numri i tij personal dhe as nuk do të shkonte në shtëpi pas krimit./abcnews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skandali në Teatrin e Kukullave/ Bie numri i shfaqjeve, cilësia e dobët
Previous article PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Bllokohet rruga në Pezë dhe Arbanë, probleme edhe në... (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT