Autoportreti “Le Marin” i vitit 1943 i Picasso-s do të dalë në shitje më 15 maj në Nju Jork dhe nga një vlerësim paraprak, kjo punë e gjeniut andaluzian mund të shndërrohet në më të shtrenjtën e shitur ndonjëherë që mban firmën e Picassos.
Kryevepra e Pablo Picassos, e konsideruar një portret i rrallë i piktorit spanjoll është krijuar në një periudhë në të cilën ai kishte frikë se do të deportohej nga nazistët.
“Le Marin” (Marinari) daton më 28 tetor 1943 dhe ofrohet të shitet për 70 milionë dollarë.
“Le Marin” është një portret jashtëzakonisht i gjallë i artistit, konfirmon Adrien Meyer, bashkëdrejtues i Christie për Artin Impresionist dhe Modern në Nju Jork.
Sipas tij, kjo kreyvepër mbart në vete historinë e artit dhe historinë e shekullit të 20-të.
Fakti që “Le Marin” dikur jetonte në koleksionin legjendar të Viktor dhe Sally Ganz e bën këtë pikturë edhe më të jashtëzakonshme.
E krijuar vetëm pak javë pas krizës më të rrezikshme personale me të cilin Picasso u përball në luftë, “Le Marin” reflekton shqetësimin emocional dhe psikologjik të artistit.
“Nuk kam dyshim se lufta është në pikturat që kam bërë”, tha ai në vitin 1944 dhe ndoshta asnjë pikturë nuk e përçon më direkt këtë se sa “Le Marin”


