• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ I dehur që në pikë të mëngjesit, arrestohet shoferi i urbanit në Tiranë
Home
Sociale

VIDEO/ I dehur që në pikë të mëngjesit, arrestohet shoferi i urbanit në Tiranë

12 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një shofer autobusi që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Shoferi Besnik H. 52 vjeç, drejtues i autobusit të linjës Tufinë – Qendër Tiranë, rezultoi pozitiv në testin e alkoolit në masën 0.66 mg/l. Policia thotë se shoferi i autobusit u konstatua i dehur mëngjesin e së hënës rreth orës 06:42.

Ndërkohë, kontrollet e rrugorëve kanë vazhduar gjatë fundjavës për të evidentuar shoferët që drejtonin mjetin në gjendje të dehur si dhe pa dokumentacion të rregullt. Nëntë drejtues automjetesh u arrestuan për drejtim makine pa patentë dhe nën ndikimin e alkoolit.

Sipas policisë, një drejtues mjeti me iniciale J.M., u ndëshkua për 6 shkelje njëherësh. Ai nuk iu bind policisë për të ndaluar, tejkaloi shpejtësinë në qendrat e banuara, vazhdonte lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë, rezultoi nën efektin e alkoolit ku testi i parë 0.70 mg/l testi i dytë 0.65 mg/l, mjeti me xhama të errësuar si dhe debitor me një masë plotësuese të pashlyer.

Gjatë gjithë fundjavës u hoqën 75 patenta dhe u vendosën 1751 gjoba. Policia Rrugore e Tiranës thotë se do të vijojë në mënyrë të pandërprerë kontrollet në të gjitha rrugët e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja çfarë page i ofron Manchester United mbrojtësit të Juves
Previous article Ja kur Buffon do t'i japë fund futbollit sipas mediave italiane

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT