• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ Gjyqi ndaj 23 të arrestuarve, kuksiani: Po na provokon aty ku s’mban më (mesazhi për gjyqtarët)
Home
Aktualitet
Kronikë

VIDEO/ Gjyqi ndaj 23 të arrestuarve, kuksiani: Po na provokon aty ku s’mban më (mesazhi për gjyqtarët)

4 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Deputetët e PD të pranishëm në sallën e gjyqit ku zhvillohet seanca për dhënien e masave të sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës në Kukës, kanë zbardhur disa dëshmi të avokatëve të të arrestuarve, nga gjyqi me dyer të mbyllura. Këto dëshmi janë shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e PD.

Po ashtu edhe nga kreu i PD Lulzim Basha, i cili ka postuar sërish videon e tretë që tregon dëshminë në gjyq të kuksianit Lulzim Popa.

POSTIMI I PLOTE I BASHES

Shqiperia e vertete ne 5 minutat e deshmise se kuksianit Lulzim Popa!

Eshte populli kunder dhunes se grabitjes dhe krimit me te cilin sundon Edi Rama!

“Ne i gjithë populli kuksian, laçian, tropojan, kosovarë, i gjithë populli shqiptar kemi dalë për të mbrojtur “Rrugën e Kombit”. Ajo është rruga e shqiptarëve. Është rruga jonë dhe ne nuk kemi vënë barrierë atje. Barrierën e vuri shteti atje. Na vuri taksa e tatime që nuk i përballojmë dot. Këtu duhet të jenë njerëz të tjerë, jo ne. Duhet të jenë ata që na kanë provokuar me taksa e tatime. Po na del shpirti s’kemi ku me shku më tepër. Mënyra se si na kanë marrë. Nuk na kanë marrë si qytetarë shqiptarë. Kam katër fëmijë dhe kurrë në jetën time ndonjë proçes kriminal. Ne jemi marrë si kriminelë. Kanë ardhur, kanë thyer dyert në mënyrën më çnjerëzore, të maskuar, me nusen e djalit aty shtatzënë. Mënyra se si kanë hyrë, kishim frikë se do të kalonte në diçka tjetër… Po ata që kanë pas pleq e fëmijë? Ne nuk jemi kriminelë. Është e drejta jonë që na takon. Këta po na mbështesin. Në vendin tonë duhet të jenë ata që na kanë sjellë këtu. Jam invalid, sakat dhe nuk kam patur mundësi ilaçet me m’i sjellë. Ne kemi ra pre’ e provokimit. Nëse mua më gjendet një fakt se kam godit ndonjë polic, unë të gjithëve ua heq borxhin. Këto janë motivuar vetëm politikisht. Vetëm sepse jemi kuksian. Sa të kem jetë, do të dal aty të protestoj për të drejtat që na takojnë ne. Kam lënë katër fëmijë atje të shqetësuar. Jam prind, nuk jam kriminel. Kanë ardhur pa asnjë lloj mandati dhe na kanë bërë paçavure, sikur mos me qenë shqiptarë. Edhe Millosheviçi në Serbi nuk ua ka bërë kosovarëve. (I drejtohet trupit gjykues) Këto janë edhe të drejtat tuaja, jo vetëm tonat. Vetëm me shku te tuneli duhen 10 euro, ai 10 euro nuk i ka në xhep. Çfarë është kjo taksë? Do me na marrë frymën? Do tepsinë, merre tepsinë. Do timonin, merre timonin. Tepsia dikur derdhet, timoni mund të marojë krejt. Po na provokon aty ku s’mban më për popullin shqiptar. Këta nuk janë kriminelë. Janë të gjithë familjarë, bijë nënash e baballarësh”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 300 mijë euro kokainë, goditet një tjetër bandë e rrezikshme shqiptare
Previous article Abuzimi me pronat në Lezhë, arrestohet njëri nga të shpallurit në kërkim

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT