Videoja e hedhur në faqen e Facebook-ut për punimet në rrugën e Kombit ka sjellë një interaktivitet të fortë e polemika ndërmjet Edi Ramës në faqen e tij.
Videoja që ka marrë 5600 reagime të ndryshme mbi 500 komente ku ka njerëz që e lëvdojnë apo edhe e akuzojnë. Një prej ndjekësve e pyet kryeministrin se shumica e parave që janë investuar në projektet publike janë pjesë e borxhit që shteti ka marrë dhe po ua lë brezave. “81.4% borxhi Boss!!! Ne 100 mijë lekë që kemi në xhep , vetëm 19 mijë janë tonat!! 81 mijë i kemi borxh!!!, shkruan një qytetar.
Por Rama replikon: “Po Japonisë që e ka 130% borxhin, si ia bën llogarinë ti vëllai im?”, shkruan kryeministri që më pas ka sjellë një lumë reagimesh pro dhe kundër duke u përplasur në faqen e tij opozitarë dhe mbështetës të PS-së./GazetaShqip



