• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEO E KORRUPSIONIT QË “TRONDITI” MAQEDONINË E VERIUT/ Kush është gazetari që e nxorri
Home
Rajon

VIDEO E KORRUPSIONIT QË “TRONDITI” MAQEDONINË E VERIUT/ Kush është gazetari që e nxorri

8 August, 2019 F.autor Rajon

Një material filmik u publikua sot nga mediat përmes të cilit faktohej një skemë e madhe korrupsioni në Maqedoninë e Veriut. Gazetari italian që e publikoi shkrimin ka reaguar dhe thotë se materiali i sotëm është thjesht fillimi. Ditët e ardhshme do të publikohen materiale të tjera, tha ai, teksa ngre akuza të forta ndaj politikanëve maqedonas dhe për përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, ndërsa thotë se këta të fundit janë përgjegjës për nënçmimin e qytetarëve të saj duke mbështetur hapur ata që mbrojnë personat që janë kundër sistemit të drejtësisë dhe godasin të dobëtit.

POSTIMI NE FACEBOOK

“Sot La Verita publikoi vetëm pjesën e parë të rrëfimit tim, që dëshmon se sa Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për ndërrimin e regjimit në Maqedoni, angazhohej për vendosjen e Prokurorisë Speciale (Katica Janeva), e cila jo vetëm përzihet ilegalisht në politikë, por edhe zhvat njerëzit. Sistem mafioz, që punon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të lartë! Ata politikanë të dëshiruar nga BE dhe nga SOROS. Maqedonia ka problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së! Mogerini dhe Junker janë fajtorë për nënçmimin e tërë popullit dhe përkrahjen që dhanë për ata që janë kundër drejtësisë…”- shkruan ai.

KUSH ESHTE GAZETARI ITALIAN

laris_gaiser_status1-600x343

Laris Gaiser, është gazetar në gazetën “La Verita”. Ai sot u paraqit si autor i lajmit ku u publikuan video incizimet ku shihen dy të dyshuarit kryesorë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec duke marrë para nga biznesmeni Jordan Orce Kamçev për të intervenuar në rastin e PSP-së, “Perandoria”. Në bisedën e publikuar mes Orce Kamçevit dhe Boki13, i dyshuari Boki i tregon Kamçevit se nga e dita e hënë më së voni deri të martën do të lirohet nga paraburgimi dhe se prokurorja speciale Katica Janeva nuk do të ndërmerr masa shtesë ndaj tij.

Në një biografi të shkurtër në gazetën “La Verita” thuhet se ai është anëtar i Ekipit italian për siguri kundër terrorizmit dhe menaxhimit me urgjenca në Universitetin Katolik të Milanos. Ai ligjëron në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Xhorxhisë në SHBA si dhe Gjeopolitikë, Gjeoekonomi dhe Punë të Jashtme në Akademinë Diplomatike të Vijenës. Gajser gjithashtu është këshilltar qeveritar.

Në profilin e tij në Facebook thuhet se ai është nga Ptuj i Sllovenisë, dhe se është profesor në Fakultetin shtetëror për Studime Evropiane në Slloveni./Alsat

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME ARKIVOL ROZË/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçarja që u vra nga babai shqiptar në Australi
Previous article PËSOI ATAK NË ZEMËR PARA PAK MUAJSH/ Iker Casillas merr vendimin e papritur, ja surpriza e tij

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT