Del video e ekzekutimit te avokatit te njohur ne Turqi. Mediat turke raportojne se krimi makaber ka ndodhur teksa avokati Kudbettin Kaya ka qene duke drekuar ne nje restorant ne prani te shume personave.
Ai ka qene ne shoqerine e personave te tjere ne tryeze ne mes te drekes, kur nje burre veshur me te zeza i eshte afruar qetesisht dhe e ka ekzekutuar me arme.
Mediat raportojne se atij i eshte zbrazur karikatori ne trup, nderkohe qe te tjeret jane llahtarisur.


