Pas Zelandës Australia është vendi tjetër që ka pritur 2018-ën. Në orën 14:00 akrepat bënë “xing”.
Zelanda e Re është një nga shtetet që pret i pari ndërimin e viteve. Nën magjinë e fishekzjarreve, muzikës dhe numërimit mbrapsht tashmë kalendari do të shënojë datën 1 janar 2018.
Mbërrin zyrtarisht Viti i Ri 2018. Ashtu si për çdo vit, mesnata ka kaluar në Samoa, Tonga dhe Ishullin e Kiribatit, të parat vende që mirëpritën Vitin e Ri. Qytetarë nga këto vend kanë shijuar spektaklin e magjishëm të fishekzjarrëve.
Këta ishuj të vegjël të Paqësorit, pa bujë përcjellin të parët vitin e vjetër për t’i lënë fishekzjarret dhe zhurmën Zelandës së Re, shteti i parë i madh që feston mbërritjen e Vitit të Ri.
Happy New Year from around the world!! 🎉🎉
Posted by Daily Mail on Sunday, December 31, 2017
Samoa ishte vendi i parë që festoi 2018, ndërsa mesnata mbërriti në ishull. Më interesantja e Vitit të Ri në Samoa është fakti se një person mund të bëjë një udhëtim 1-orësh me avion për në Samoan Amerikane, që është në anën tjetër të kufirit mes viteve dhe ta festojë Vitin e Ri dy herë, 12 orë më vonë.
Pas Samoas, viti i ri 2018 mbërriti në Australi dhe Zelandën e Re, për të vijuar më pas me vendet e tjera./ AlpeNews.al



