• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Merkel fjalim për Vitin e Ri: Bota nuk pret për ne
Home
Nderkombetare

Merkel fjalim për Vitin e Ri: Bota nuk pret për ne

31 December, 2017 k.autor Botë, Nderkombetare

Në fjalimin me rastin e Vitit të Ri, kancelarja Angela Merkel shprehet për krijimin sa më shpejt të një qeverie të re. Ajo bën thirrje për unitet në shoqërinë gjermane ku vërehen dy realitete suksesi dhe dyshimi.

Angela Merkel është e shqetësuar për unitetin në Gjermani. Ka kohë që nuk ka pasur kaq shumë mendime konfrontuese, tha kancelarja gjermane në fjalimin e saj me rastin e Vitit të Ri. „Disa bëjnë fjalë madje për një çarje në mesin e shoqërisë”. Njëra palë thotë: Gjermania është një vend i mrekullueshëm, i fortë, i suksesshëm ekonomikisht, me një shoqëri të hapur ndaj botës dhe diversitet. Të tjerët thonë: Ka shumë njerëz që nuk kanë pjesë në këtë sukses, që ka shumë kriminalitet dhe dhunë Ata pyesin veten, „si mund ta rregullojmë imigracionin në vend dhe ta kontrollojmë atë.”

Të dyja janë realitete, tha Merkel: Suksesi dhe besimi, por edhe frika dhe dyshimi. „Për mua të dyja janë stimuj.” Politikanëve i është dhënë mision të kujdesen për sfidat e së ardhmes dhe të mos harrojnë nevojat e qytetareve dhe qytetarëve. Unë ndjehem e angazhuar për këtë detyrë, tha Merkel, prandaj po punoj që Gjermania të ketë një qeveri stabël vitin e ardhshëm. „Se bota nuk pret për ne”, tha kancelarja gjermane.

Ekonomia sociale e tregut – “busulla jonë”

Tani ne duhet të krijojmë kushtet që Gjermania të jetë në gjendje të mirë edhe pas 15 vitesh, theksoi Merkel. Kjo do të thotë të sigurohen vendet e punës aktualisht dhe të krijohen punë të reja në ardhmen. Merkel theksoi se sipërmarrjet që i kushtohen shkencës dhe zhvillimit teknologjik do të mbështeten më shumë në të ardhmen. Shteti kërkon t’i bëjë ata „pararojë të digjitalizimit”.

Merkel u shpreh se „busulla” orientuese është ekonomia sociale e tregut, edhe në kohën e përparimit të digjitalizimit. Po ashtu në qendër duhen vensodur familjet, që të lehtësohen financiarisht, me qëllim që jeta familjare dhe profesioni të „harmonizohen më mirë me njëra-tjetrën”. Po ashtu duhet siguruar edhe një „kujdes shëndetësor i mirë dhe me dinjitet” për moshën e thyer dhe të sundojnë të njëjtat kushte jetese „si në fshat edhe në qytet”, kërkon Merkel.

Vlerat europiane të përfaqësohen me „solidaritet” dhe „me vetëbesim”

Të ardhmen e Gjermanisë Merkel e shikon të pandarë me të ardhmen e Europës. 27 vende duhet të përpiqen të veprojnë si një bashkësi. Kjo do të jetë tema qendrore e viteve të ardhshme. Do të bëhet fjalë për atë nëse „ne europianët vlerat tona mund t’i përfaqësojmë nga jashtë në mënyrë solidare dhe me vetëbesim.” Gjermania dhe Franca duan të punojnë së bashku që kjo të arrihet.

Në fund të fjalës së saj me rastin e Vitit të Ri Merkel u kthye edhe njëherë tek fillimi i fjalimit. Përpjekja për të gjetur përgjigjet e duhura bën pjesë tek demokracia e vërtetë, tha ajo. Në dëshirat e saj për Vitin e Ri bën pjesë ndërgjegjësimi më i madh për atë çfarë na bashkon së brendshmi”. Merkel thekson vënien e të përbashkëtave në krye dhe „të përpiqemi që të kemi më shumë respekt në kuptimin më të gjerë.” Më shumë unitet dhe forcim të demokracisë, Merkel kishte dëshiruar edhe vitin e kaluar. Një temë nuk e preku ajo në fjalimin e vitit 2017 – terrorizmin. Ai ishte tema qendrore në fjalimin e vitit të kaluar, si pasojë e atentatit në tregun e krishtlindjeve në Berlin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Australia pret Vitin e Ri 2018
Previous article ZYRTARE: Atletico Madrid prezanton Diego Costan

k.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT