Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Varibob në aksin Levan-Tepelenë, ku si pasojë humbën jetën 3 persona.
Në automjet ndodheshin një çift i moshuarish dhe një vajzë.
Në fillim u bë e mundur nxjerrja e trupit të vajzës së pajetë e cila ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.
Policia ende nuk ka mundur të identifikojë shkaqet e aksidentit si dhe identifikimin e viktimave.
Njoftimi i policisë
Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës. BalkanWeb/


