Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një 13 vjeçar është vetëvrarë me armën e të atit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Laknas në Kamëz të Tiranës.
Burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se viktima quhet Endri Durrsi dhe ka qënë duke pastruar armën e të atit kur ka ndodhur tragjedia.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkatuara nga arma e gjahut.
Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit, po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


