• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETVRASJET DHE ZHDUKJET QË LANË PAS NJË “LETËR”/ Nga: “Kam BORXHE”, tek “Jam i ngopur nga…” (RASTET)
Home
Ekskluzive

VETVRASJET DHE ZHDUKJET QË LANË PAS NJË “LETËR”/ Nga: “Kam BORXHE”, tek “Jam i ngopur nga…” (RASTET)

12 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Vetvrasja është një fenomen që godet çdo ditë e më shumë shoqërinë shqiptare. Disa për borxhe të pashlyera, apo disa të tjerë për shkak të gjendjes së depresionit.
Ngjarja bëhet akoma më e trishtë kur personi lë “amanetin” e fundit, me anë të një letre për familjarët, aty ku dhe në njëfarë menyrë zbardhen motivet që e çuan në tragjedi.
E tillë ishte edhe rasti i sotëm, ,ku 42 vjeçari nga Cërriku u hodh nga lartësia dhe la letër duke kërkuar ndjesë.

Çfarë ndodhi sot:
Babai i dy femijeve Arens Tabaku  nga Cerriku i ka dhëne fund jetes duke u hedhur ne objektin ku punonte. 44 vjeçari ishte roje e godinës së ish uzinës së naftës në Cërrik dhe mësohet se nga aty i ka dhënë fund jetës. Paraprakisht dyshohet se shkaqet e vetëflijimit lidhen me gjendjen depresive që po kalonte prej disa kohësh.

Detajet e renda zbuluan se 44 vjecari i kishte vënë të gjitha lekët që dispononte lloto por humbja e Belgjikës me Francën  ka bërë që ti humbasë kursimet e familjes. I ngarkuar psikologjikisht teksa ka shkuar ne punë ka shfrytëzuar momentin që ka qenë vetëm dhe është hedhur nga objekti.

Mësohet se ai ka lënë edhe një letër ku i kërkonte ndjese familjes për cka kishte berë. Policia vijon hetimet për te zbardhur te plote ngjarjen  ndërsa te paret që janë pyetur kane qenë familjaret.

*Biznemeni i jep fund jetës nga bixhozi
Një menaxher i nje firme autobusësh urbanë, vrau veten në banesën e tij në Tiranë.

Lulzim Saliasi, 42-vjeçar, preu damaret ne apartamentin e tij ne afersi te Prokurorise se Tiranes, duke lene nje leter shpjeguese per familjaret e tij.

Saliasi shpjegonte ne leter se kishte borxhe per shkak te humbjeve te tij ne kumar dhe kerkonte falje perpara familjes. Ne leter 42-vjeçari i linte bashkeshortes amanet dy vajzat e tij dhe i kerkonte qe te kujdesej per to. Saliasi u gjet i vetvrare nga bashkeshortja dhe nipi i tij. Ai kishte lene nje takim me ta dhe kur po vonohej familjaret shkuan ne banese, shqyen porten dhe e gjeten te vetëvrare ne apartament.

Kumari eshte shnderruar ne nje plage te madhe sociale ne Shqiperi. Humbja e parave dhe shkaterrimi i ekonomive familjare si pasoje e lojrave te fatit eshte shkaku kryesor i nje rritjeje drastike te divorceve ne gjykata, por edhe burim i kriminalitetit per shkak te nje zinxhiri borxhesh qe viktimat e ketij vesi krijojne.

*Pronari i pularisë 67-vjeçar vetëvritet me armë zjarri, lë letër për familjen…

Biznesmeni 67-vjeçar, Hysni Myrtollari, pronar i një pularie në fshatin Turan të Korçës. është vetëqëlluar me armë zjarri në ambjentet e biznesit të tij.

Ai është gjetur i pajetë nga vëllai i tij, ndërsa kishte lënë edhe një letër drejtuar familjes së tij.

“Per bashkëshorten, djalin dhe vajzën time, dua ta dini se po iki i ngopur nga kjo jetë. Jam shumë i lodhur ndaj bëhuni të fortë dhe ma bëni hallall”- shkruhej në letrën e lënë prej tij.

Sipas të dhënave 67-vjeçari, paraditen e së martës, kishte shkuar në biznesin e tij dhe pasi ishte marrë me disa punë kishte kontaktuar edhe me persona të tjerë për të përcjellë urimet e Vitit të Ri, ndërkohë që, rreth orës 15.00, pasi ka shkruar një letër të shkurtër, ai ka qëlluar me një pistoletë drejt vetes, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme.

Kleant Çela, një 29-vjeçar nga Vlora është zhdukur duke humbur kontaktet me familjen

Në momentin që është larguar nga banesa ka lënë një letër për familjen dhe të fejuarën, ndërsa nënës i ka thënë se do të shkojë në spital, pasi ‘ka probleme me kurrizin dhe do të vizitohet’.

Disa minuta, pasi doli nga banesa me makinën e tij tip ‘Benz’ me targë AA 514 MP, paraditen e 15 majit, nëna Mbaresa Çela tregon se e ka marrë në telefon, ndërsa ai i ka thënë se është në spital. Por herën e dytë që nëna e ka marrë ai nuk e ka hapur më telefonin duke e fikur.

Pasi nëna gjeti letrën në banesë dhe nga spitali mohuan që ai të kishte qenë për t’u vizituar, bëri denoncimin në polici, por sipas saj nga blutë e qytetit bregdetar nuk kanë nisur kërkimet. Në letër, Kleanti njoftonte familjen se do të ikte nga Shqipëria, ndërsa i kërkonte që të mos e kërkonin.

“Do të iki përgjithmonë jashtë Shqipërisë, mos më kërkoni më, iu uroj gjithë të mirat”

/AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Protesta për Teatrin/ Zenelaj thirrje Presidentit Meta: Dil nga rreshti si Majko, ji ujk, jo dele!
Previous article Atletico Madrid sfidon Juventusin për mbrojtësin spanjoll të Bayern Munchen

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT