• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETVRASJA E 47 VJEÇARIT NË SHKODËR/ Del FOTO, kush ishte Ardian Kallami. Policia e…
Home
Breaking News

VETVRASJA E 47 VJEÇARIT NË SHKODËR/ Del FOTO, kush ishte Ardian Kallami. Policia e…

29 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vetëvrasja e 47-vjeçarit Ardian Kallami pak orë pasi ishte ndaluar nga Policia i akuzuar për vjedhje, ka shkaktuar fortunë në Komisariatin e Vaut të Dejës. Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka urdhëruar pezullimin e shefit të Komisariatit të Vaut të Dejës, Paulin Çupi dhe dy policë të zonës me inicialet Z. D dhe P. Zh. Gjithahstu mësohet se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe ankesave ka nisur hetimin e 9 efektivëve të këtij komisariati, përfshirë edhe tre të pezulluarit.

Dyshohet se efektivët që kanë trakjtuar rastin kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj 47-vjeçarit, i cili në çdo rast ka mohuar akuzën. Por në një procesverbal të mbajtur nga oficerët e policisë që e morën në pyetje, që tashmë është administruar nga Prokuroria, Ardian Kallami ka firmosur mbi një deklarim ku pranon grabitjen dhe se sendet e vjedhura do t’i kthente brenda dy ditëve.

Unë Ardian Ndreli Kallami ju garantoj se brenda dy ditëve do shkojnë materialet tek banesa e fqinjit Mandit. Deklaroj nën përgjegjësinë time se çfarë deklarova më sipër ishin në vullnetin tim dhe që mos kryeja e kësaj pune që premtova jam dakord për të mbajtur përgjegjësi ligjore.

Deklarimi në polici i Ardian Kallamit
Edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka kërkuar nga Policia e Shtetit që të zbardh plotësisht këtë ngjarje dhe të marrë masa të ashpra ndaj personave përgjegjës. Nga ana tjetër, Romina Kallami, vajza e 47-vjeçarit Ardian Kallami, ka deklaruar se babai i saj është dhunuar nga uniformat blu dhe kjo ëhstë e faktuar edhe me një regjistrim të bërë nga ana e viktimës dhe që është administruar nga prokuroria.

Ajo rrëfen mes dhimbjesh e lotëve se gjashtë muaj më parë ka humbur nënën e saj, dhe tashmë edhe të atin. Ajo u shpreh e bindur se babai i saj nuk është vetëvrarë, por është dhunuar nga policia, duke shtuar se i ati i kishte treguar gjithçka.

47-vjeçari Ardian Kallami u shoqërua të shtunën nga policia, me dyshimin e grabitjes së një banese në Vaun e Dejës, por më pas u lirua. Ai u shoqërua sërish në polici ku dyshohet se efektivët që e kanë marrë në pyetje e kanë dhunuar. Pas lirimit për herë të dytë, 47-vjeçari është kthyer në banesë dhe pas disa minutash është gjetur i vetëvarur nga familjarët.

Burime nga Prokuroria e Shkodrës kanë bërë me dije për Report Tv, se në celularin e viktimës është gjetur edhe një video e regjistruar brenda ambienteve të Komisariatit të Vaut të Dejës ku ai denoncon se po dhunohet nga policia dhe se është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e fqinjit të tij.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Lidhur me ngjarjen ku u gjet i vetëvarur shtetasi A.K., 47 vjeç, i shoqëruar për disa orë në Polici si i dyshuar për vjedhje, sqarojmë se: Pasi është vënë dijeni mbi ngjarjen Ministri i Brendshëm z.Fatmir Xhafaj ka urdhëruar Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që në bashkëpunim me Prokurorinë të nisi një proces verifikimi dhe hetimi.

Pas verifikimeve paraprake ndaj punonjësve të Policisë të dyshuar si të implikuar me përgjegjësi, Ministri i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm shqyrtimin e çështjes me prioritet dhe marrjen e masave përkatëse deri në hetimin e plotë të ngjarjes nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z.Ardi Veliu sot ka urdhëruar masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës). Materialet përkatëse janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ndjekje të mëtejshme penale konform ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hamsik ndryshon planet: Do të ishte një nder të luaja për Ancelotti-n
Previous article Reginaldo si ''opinionist'', prezanton lojtarin më të mirë shqiptar

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT