• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Zbrazen gjykatat. Pas largimeve këshilltarët bëhen…
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Zbrazen gjykatat. Pas largimeve këshilltarët bëhen…

26 April, 2018 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Drejtësia shqiptare duket tashmë zyrtarisht në kolaps. Kur largimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve si pasojë e Vettingut po ndodhin çdo ditë, sytë janë drejtuar nga Shkolla e Magjistraturës për të mbushur vakumin. Por ngërçi i tërë sistemit duket se e ka nxjerrë jashtë funksionit dhe këtë shkollë. 15 magjistratë të rinj mbarojnë shkollën , do të qëndrojnë pa punë deri sa të ngrihet KLGJ e KLP, që duhet t’i emërojë.

Janë po këto dy institucione që do të bëjnë Vettingun e kandidatëve për magjistratë si dhe do përcaktojnë dhe kuotat e studentëve për vitin 2018, i cili sipas të gjitha gjasave nuk do të nisë.

“Për sa kohë që ne nuk kemi 2 organe të tilla, deri më tash, Shkolla e Magjistraturës e ka të pamundur të zhvillojë konkursin në muajin prill. dhe kjo është një situatë shumë e vështirë”, thotë Sokol Sadushi, kryetari i kësaj shkolle, në një intervistë për Klan Plus.

Zgjidhje për ngërçin sipas tij do të ishte ndryshimi i ligjit, duke përcaktuar kuota fikse studentësh si 2 vitet e fundit. Por ligji kërkon dhe votat e opozitës të ndryshojë.

 

 

“Shkolla e Magjistraturës, në Tetor, me këtë bazë ligjore qe kemi sot, nuk merr kandidatë për magjistratë sepse nuk organizon konkursin. e vetmja zgjidhje për këtë situatë është një ndryshim që duhet t’i bëhet ligjit, për të përcaktuar dhe për vitin akademik 2018-2019 një kuotë të caktuar të kandidatëve për magjistratë”, vijon Sadushi

Gjatë intervistës për Klan Plus Sadushi sqaron se plani B është një kurs me magjistratë nga radhët e këshilltarëve ligjorë të Gjykatës  Kushtetuese, të Lartë dhe Administrative, të cilët duhet të bëjnë testim pranë shkollës për të mbajtur vendin e punës. Këta mund të jenë të vetmit studentë të shkollës, në këtë situatë ngërçi. Nëse marrin 60% të pikëve, mund të vazhdojnë  të studiojnë si gjyqtarë e prokurorë, por me një kohëzgjatje më të reduktuar nga kursi normal i magjistraturës.

“Hyrja në sistem varet nga niveli 60% dhe nga dëshira e tyre. Do t’i nënshtrohen të njëjtit program. I vetmi dallim për ta është që ata nuk e kanë 3 vjet shkollën, por e kanë 2 vite. 1 vit është program teorik, i dyti praktik. Ne shpresojmë që të bëhet e mundur organizimi I një klase me ta, përndryshe pastaj, në muajin Tetor, Shkolla e Magjistraturës nuk do të ketë student”, thotë Sokol Sadushi

Propozimin për të ndërhyrë në ligjin për institucionet e reja të drejtësisë, ai e ka dërguar në kuvend që në muajin dhjetor. I kontaktuar nga Klan Plus kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja, sqaroi se e ka dërguar pranë Këshillit të Legjislacionit që por përgatit dhe rregullimet pas rrëzimit të disa neneve të ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Por në çdo variant asnjë lëvizje nuk mund të bëhet pa votat e maxhorancës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI I "GULF"/ Pas falimentimit, ekspertët ngrenë ALARMIN: Kompania... (VIDEO)
Previous article Nga vila në Gjirin e Lalzit në thjeshtësi marramendëse! Bes Kallaku ju përshëndet duke treguar... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT