• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Skeda e pasurisë së Enton Dhimitrit, gjyqtar i Apelit të Gjirokastrës
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Skeda e pasurisë së Enton Dhimitrit, gjyqtar i Apelit të Gjirokastrës

20 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri është njëherazi edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Dhimitri do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, si pjesë e listës prioritare të vetingut. Seanca dëgjimore me gjyqtarin Enton Dhimitri është planifikuar të zhvillohet të mërkurën në orën 11.30. KPK përfaqësohet nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko. Enton Dhimitri e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 2004, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Ai e ka ushtruar funksionin për pak kohë në Gjykatën e Kurbinit, për t’u emëruar më pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës. Në vitin 2013, Dhimitri u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, detyrë të cilën e mban edhe sot.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Enton Dhimitri nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Enton Dhimitri deklaroi 4.3 milionë lekë pasuri në vitin 2004, të cilat i përkisnin prindërve dhe vëllait. Vetë gjyqtari nuk zotëronte asnjë pasuri personale në kohën e fillimit të karrierës. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Dhimitri është 15.2 milionë lekë. Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga pasuritë e paluajtshme në vlerën e 9.4 milionë lekëve. Gjyqtari Dhimitri dhe bashkëshortja e tij zotërojnë një apartament në Gjirokastër dhe një apartament në Sarandë, si dhe ¼ e një shtëpie të përfituar përmes trashëgimisë nga bashkëshortja.

Gjithashtu, gjyqtari zotëron familjarisht likujditete bankare me vlerë 3.4 milionë lekë, pasuri të luajtshme me vlerë 2.2 milionë lekë dhe rreth 110 mijë lekë kursime në cash. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese 2004-2017 janë 26.1 milionë lekë. Rreth 90 për qind e të ardhurave përbëhen nga pagat nga funksioni e zotit Dhimitri dhe e bashkëshortes së tij. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 13 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për gjyqtarin Dhimitri.

Gjatë analizës u evidentuan disa “flamuj të kuq”, kryesisht mbi të ardhurat dhe asetet e deklaruara më vete nga bashkëshortja. Konkretisht në vitin 2009, bashkëshortja e gjyqtarit e cila punonte si drejtuese e një banke të nivelit të dytë në Gjirokastër deklaroi pasurinë e saj, pa detajuar të ardhurat e saj ndër vite. Ndërsa në vitin 2010, ajo deklaroi blerjen e një apartamenti me vlerë 10 mijë euro në Sarandë, nga të cilat 6 mijë euro rezultojnë ende të pashlyera deri në fund të vitit 2017 ndaj kompanisë së ndërtimit. Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NDARJES NGA VIN VELI/ Bora Zemani ka vetëm një lutje për partnerin e saj të ardhshëm (FOTO)
Previous article MIQËSORJA/ Uellsianët “pushtojnë” Elbasanin, mbërrijnë 20 autobusë me tifozë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT