• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Shkarkimi i prokurorit Hoti, KLP hyn në ngërç. Pritet të…
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Shkarkimi i prokurorit Hoti, KLP hyn në ngërç. Pritet të…

11 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi që të shkarkojë nga detyra Bujar Hotin, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Durrës. Sipas KPK-së, Hoti ka pasuri të pajustifikuar dhe për këtë arsye, nuk krijoi nivel të besueshëm për të vijuar detyrën.

Prokurori i Durrësit është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe si i tillë, është përfshirë në listën e përparësisë për t’iu nënshtruar vetingut. Mirëpo, me shkarkimin e tij, KLP-ja hyn në ngërç, pasi ai bëhet i treti prokuror nga Apeli që shkarkohet. Ligji e ka të përcaktuar, që të ngrihet KLP-ja, duhet të ketë të paktën dy prokurorë nga Apelet në përbërjen e saj. Deri më tani, ka kaluar vetëm Dollapaj, ndërsa janë shkarkuar Nikëhasani, Kaloçi dhe Hoti, që u shkarkua ditën e djeshme.

Sipas KPK-së, prokurori Hoti zotëron një apartament banimi 157 metra katrorë me një shtesë 30 metra katrorë në Durrës. Prokurori ka nën pronësi edhe një automjet të blerë për 6500 euro; një tokë arë 4 mijë metra katrorë në Spitallë të Durrësit, marrë nëpërmjet Ligjit 7501 për ndarjen e pronave; një zyrë noteriale me sipërfaqe 41.3 metra katrorë me një shtesë prej 19.6 metrash katrorë. Në sitë është futur edhe pasuria e së shoqes së tij, e cila ka deklaruar 43 milionë lekë të ardhura nga viti 2003 deri në vitin 2016 nga puna si notere. Ndërsa Hoti të ardhurat e tij i ka llogaritur si 22 milionë lekë nga viti 2003 deri në vitin 2016. Dyshimet janë mbi apartamentin 157 metra katrorë të porositur në vitin 2004 me një vlerë prej 70 mijë eurosh.

Hoti vetë ka deklaruar se apartamentin e ka blerë për 68 mijë euro. KPK konkludon se Hoti ka deklaruar një çmim dhe kontratë fiktive për blerjen e apartamentit dhe nuk ka deklaruar shtesën prej 30 metrash katrorë, që përdoret si garazh. Gjithashtu, probleme janë vërejtur edhe në tokën arë në Spitallë të marrë me Ligjin 7501. Sipas KPK-së, prokurori është zhvendosur nga Qerreti drejt Durrësit në vitin 1990 dhe meqenëse kishte marrë banesë, nuk mund të trajtohej me pronë aty.

Po kështu, toka, sipas KPK-së, nuk mund të jetë bujqësore, pasi ndodhet në bregdet. Për pasurinë, pati edhe debate mes vëzhguesit ndërkombëtar dhe Hotit, i cili është mbrojtur për banesën, duke thënë se kontratat kanë qenë një gabim i firmës së ndërtimit. Mirëpo Jacobs i ONM-së, i rekomandoi Hotit që “të tregonte të vërtetën”.

“Ju po na thoni se keni blerë bukë te kasapi dhe prisni që ne ta besojmë këtë. Ne këtu presim të na thuash të vërtetat. Ju folët edhe për kursime që nuk i keni deklaruar asnjëherë. Morët një kredi 70 mijë euro dhe këto para përfunduan në llogarinë bankare personale të një administratori firme”, tha ai.

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË

KLP është një ndër institucionet e reja që pritet t’i japë formë Reformës në Drejtësi në organin e akuzës. Mirëpo, ky këshill rrezikon të ngrihet në vjeshtë, pasi tre kandidatë nga prokuroritë e Apelit nuk kanë mundur do të kalojnë vetingun. Për këtë arsye, duhet që tashmë të shpallen vakancat dhe të shprehin interes prokurorë të tjerë të Apeleve dhe të kalojnë vetingun që të ngrihet ky këshill, i domosdoshëm për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJOHENI TË LODHUR NË MËNGJES? Ja cilat janë arsyet që ndikojnë në cilësinë e gjumit
Previous article Ndahet nga e dashura/ Lojtari skocez SHKATËRRON shtëpinë, ndërsa klubi... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT