• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU NGRE SIPARIN PËR 2019/ KLP hap garën për SPAK
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU NGRE SIPARIN PËR 2019/ KLP hap garën për SPAK

6 January, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Vettingu e ngriti siparin edhe për 2019. I pari që doli në seancë dëgjimore publike, me 4 janar ishte Alltun Cela, kryetar i gjykatës së Sarandës. Në raportin e tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit relatoi se Cela kishte probleme në të trija kriteret e rivlerësimit; pasuri, figurë morale dhe aftësi profesionale, ç’ka vë në pikëpyetje vazhdimin e detyrës nga ana e gjykatësit.
Ndërkohë, javën e ardhshme, në seancë dëgjimore për t’u njohur me rezultatet e hetimit administrativ, pritet të dalin, Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Shkodrës, Alfred Gjoni, kryetar i gjykatës së Kurbinit dhe Gentian Jahjolli, këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë.

Përgjatë janarit të tjerë gjykatës e prokurorë, do të mësojnë për fatin e tyre, nëse do ta vijojnë ose jo rrugëtimin në sistemin e drejtësisë.

Në 2018, vit gjatë së cilit nisi procesi i rivlerësimit kalimtar, 42 gjykatës e prokurorë u konfirmuan në detyrë, ndërsa 35 të tjerë u shkarkuan, pasi jo vetëm nuk justifikuan pasurinë, por kishin lidhje edhe me eksponentë të krimit të organizuar.

Po ndërsa, vettingu ka hyrë tashmë në rrjedhën e tij normale, sytë e të gjithë janë kthyer nga dy institucionet kyçe të sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë.

Për faktin se këto institucione, kanë nisur funksionimin normal, me interes të lartë pritet zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm dhe emërimi i anëtarëve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gara për kryeprokur me mandat kushtetues nuk u çel gjatë dhjetorit, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për shkak se institucioni nuk kishte një website zyrtar. Por përsa kohë kjo pengesë është tejkaluar, brenda janarit Këshilli pritet të shpallë thirrjen, por më përpara duhet miratuar rregullorja.

Ndërkohë në mbledhjen e 7 janarit, këshilli pritet të shpallë vendet vakante për prokurorinë e posaçme. Burimet nga këshilli thanë për news 24 se mund të  kandidojnë të gjithë prokurorët që kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe nuk kanë patur masë disiplinore në fuqi. Përjashtohen nga kandidimi anëtarët e këshillit.

Sa i përket anëtarëve të Gjykatës së Posaçme, Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka hapur garën fund dhjetorin e 2018. Gjyqtarët e gjykatës për Krime të rënda sipas ligjit mund të jenë përkohësisht anëtarë të Gjykatës së Posaçme, por më parë duhet të japin pëlqimin ata vetë dhe familjarët e tyre, për kontrollin periodik të llogarive bankare si dhe të telekomunikimeve vetjake. E njëjta gjë vlen edhe për kandidatët për prokurorinë e posaçme.

Megjithatë, secili nga këto kandidatë, duhet domosdoshmërisht të kalojnë edhe procesin e Vettingut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISH-TRAJNERI I MAN UNITED/ Van Gaal parashikon: Ju tregoj ekipin që mund të fitojë Premier Leaguen...
Previous article PUSHIMEVE IU ERDHI FUNDI/ Ronaldo i rikthehet stërvitjes bashkë me familjen (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT