• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU NË POLICI/ Kreu i Gardës në telashe, konstatohen probleme me pasurinë. Punësoi mbesën si juriste
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU NË POLICI/ Kreu i Gardës në telashe, konstatohen probleme me pasurinë. Punësoi mbesën si juriste

5 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Trupa e Vlerësimit e përbërë nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku kanë konstatuar probleme me pasurinë.

Gramoz Sako, i pranishëm në seancë, pa përfaqësues ligjor ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt interesi me trupën e komisionit të vlerësimit.

Konstatimi për pasurinë

Sako ka një apartament me sipërfaqe rreth 60 metra katror, në pronësi të bashkëshortes. Po ashtu ai ka një kredi me 3 milione lekë për blerje apartamentj, që e ka larë kredinë për tre vite.

Për nevoja familjare ka blerë njq apartament në Tiranë, pa deklaratë noteriale, me qëllimin kthimin e apartamentit në klinike dentare.
36.150 euro, është shuma e blerjes së pajisjeve.

Burimi financiar është një hua e marrë kunatit, 14 mije euro, (burimi i parave të kunatit, sipërmarrje në Itali).

Subjekti në deklaratën nuk ka deklaruar saktë pasurinë e llojit apartament. Ka shmangur detyrimin ligjor për deklaratën noteriale.

Rezulton se ka edhe probleme në investimet në klinikën dentare, që rezulton me vlerë më të lartë sesa është deklaruar.

Ne lidhje me huanë, nuk kanë deklaruar shumën e marrë. Subjekti ka shmangur deklaratën me huamarrje, e cila sipas komisionit ngre dyshime për burimin e parave.

Toyota land cruiser rezulton se është në pronësi të Gramoz Sakos i ç’regjistruar. Subjekti ka thënë se e ka shitur makinën në një subjekt privat, me 15 mijë euro.

Fillimisht sipas Dpshtrr shtetasi N.b e ka shitur makinën me vlerë 250, me pas Sako e bleu me 450 mijë lek dhe e shet ne vlerën 15 mijë euro.

Në vitet 2007-2018, fitimi i klinikës rezulton me të ardhura të gabuara. 6 milionë – ndërkaq ka deklaruar vetëm 4 milionë .

Po ashtu për të ardhurat e bashkeshortes, ka kryer deklarim të rremë.

Ka dyshime për Evazion fiskal, bashkëshortja ka deklaruar 1.4 milione lekë më shumë se të ardhurat sipas tatimeve.

Sipas ILDKPKI, Sako nuk ka deklaruar asnjëherë daljet jashtë shtetit.

Ai ka thënë se jeton në një shtëpi private me babain, ndërsa rezulton se nuk e kanë të regjistruar shtëpinë private. As OSHEE nuk e konfirmon këtë adresë.

Gramoz Sako gjithashtu rezulton të jetë pronar i një bar kafeje, me status pasiv. E cila rezulton me detyrime ndaj tatimeve. Subjekti ka pasur konflikt interesi në ushtrimin e funksioneve publike.

Ç’regjistrimi i këtij biznesi është bërë në 6 janar 2020.

Komisioni konstaton se subjekti nuk ka burime financiare të ligjshme të pasurisë, ka kryer fshehje te pasurisë.

Po ndërkohë, subjekti ka paraqitur problem edhe me figurën morale.

Në vitin 1997 ai është pranuar në gardë, ndërkohë që më herët ka qenë në arrest shtëpie, por çështja penale ndaj tij u pushua.

Në 2019, ka pasur një denoncim, në KJV, nga një grup gardistësh për komandatin e gardës, i cili ka marrë detyren në 2013.

Sipas denoncimit, ka rritje gradash pa kriter, abuzime me dietat dhe parregullsi me etikën profesionale.

Rezulton se gjatë viteve 2015-2019, është punësuar mbesa e Sakos, vajza e motrës së tij.

Sipas Sakos nuk ka pasur konflikt interesi pasi nuk ka pasur hierarki direkte dhe mbesa ka qenë juriste në gardë.

Sako ka kryer favorizim sipas KjV dhe cënohet figura e tij.

Ndërsa aftësitë profesionale vlerësohen pozitive.

vijon…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHEJ PËR "PLAGOSJE TË RËNDË"/ Dhunoi me çekiç kushëririn dhe i theu dhëmbët, lirohet Vladimir Gjuta
Previous article FATURA 1 MILIARDË EURO/ Dëmet dhe humbjet nga tërmeti dhe nevojat e rimëkëmbjes (RAPORTI ME SHIFRAT DHE TABELAT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT