• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FATURA 1 MILIARDË EURO/ Dëmet dhe humbjet nga tërmeti dhe nevojat e rimëkëmbjes (RAPORTI ME SHIFRAT DHE TABELAT)
Home
Breaking News

FATURA 1 MILIARDË EURO/ Dëmet dhe humbjet nga tërmeti dhe nevojat e rimëkëmbjes (RAPORTI ME SHIFRAT DHE TABELAT)

5 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

985 milionë euro është fatura e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi zbuloi shifrën e dëmeve paraditen e sotme. Të pranishëm ishin ambasadori BE në Shqipëri Luigi Soreca si dhe koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian J. Williams. Më 17 shkurt në Bruksel do të zhvillohet konferenca e donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Raporti i plotë
Tiranë, 5 shkurt 2020 – Vlerësimi i Nevojave pas Katastrofës (VNPK) pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor 2019 u publikua sot për të shërbyer si bazë për mobilizimin e komunitetit të donatorëve për fazën e rimëkëmbjes. Vlerësimi, i përgatitur bashkërisht nga Qeveria e Shqipërisë, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, zbulon se efektet totale të katastrofës në njëmbëdhjetë bashkitë e prekura arrijnë në mbi 980 milionë Euro.

Shumica e dëmeve janë regjistruar në sektorin e banesave, pasuar nga sektori prodhues (si biznesi dhe turizmi, bujqësia dhe trashëgimia kulturore) dhe sektori arsimor. Për të adresuar efektet e dëmit dhe të ardhurave të humbura si rezultat i tërmetit, vlerësimi arriti në përfundimin se do të duheshin gati 1.08 miliardë Euro në të gjithë sektorët për rimëkëmbje. Sektorët që reflektojnë nevojat më të mëdha janë strehimi, që përfaqëson pothuajse 76% të të gjitha nevojave, pasuar nga arsimi dhe infrastruktura.

Komisioni Evropian do të organizojë një konferencë të donatorëve më 17 shkurt, në Bruksel, për t’i ofruar komunitetit ndërkombëtar mundësinë për të shpallur mbështetjen e tij, për t’i ndihmuar institucionet shqiptare të menaxhojnë ndikimin e këtij tërmeti, si dhe për të krijuar rezistencë ndaj katastrofave të ardhshme natyrore. Përcaktimi i kontributeve mund të bëhet ose sipas sektorëve ose sipas mbulimit gjeografik. Kontributet mund të bëhen për secilin prej sektorëve të identifikuar në Vlerësim dhe mund të jenë në nivel kombëtar ose vendor.

Më 6 dhjetor, Qeveria e Shqipërisë kërkoi mbështetje nga Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore për të ndërmarrë një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës për të identifikuar dëmet, humbjet dhe nevojat e rimëkëmbjes që vijnë nga tërmeti. Të tre partnerët mobilizuan me shpejtësi mbështetjen financiare dhe teknike për të rritur burimet e qeverisë për vlerësimin. Ai filloi më 16 dhjetor dhe u përfundua deri më 30 janar, me mbështetjen e mbi 60 ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë.

Qeveria e Shqipërisë ka shprehur angazhimin për të udhëhequr përpjekjet e rimëkëmbjes dhe rindërtimit. Ajo krijoi një “Akt mbi Lehtësimin e Dëmit nga Fatkeqësitë Natyrore”, si dhe një Fond Rindërtimi për të shpërndarë dhe paguar burime për aktivitetet pas katastrofës në mënyrë efikase dhe transparente në të gjitha nivelet e qeverisë.

Një tërmet me madhësi 6.3 goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, duke shkaktuar 51 viktima, duke lënë 17.000 njerëz të zhvendosur, si dhe duke prekur përfundimisht më shumë se 200.000 njerëz në 11 bashki. Qeveria e Shqipërisë mori masa të menjëhershme për një reagim gjithëpërfshirës të emergjencës ndaj tërmetit, përfshirë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, ndihmë humanitare, sigurimin e strehimit të përkohshëm dhe një vlerësim paraprak të dëmeve të ndërtesave në të gjitha zonat e prekura. Ajo aktivizoi Mekanizmin Evropian për Mbrojtjen Civile dhe mori mbështetje nga 21 vende, përfshirë Shtetet Anëtare të BE-së, Bankën Botërore, Kombet e Bashkuara dhe organizata joqeveritare. Ekipet e Mbrojtjes Civile të BE-së u dislokuan menjëherë në Shqipëri për të ndihmuar për koordinimin e ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit, ekipet e vlerësimit të dëmeve dhe mbërritjen e ndihmës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETTINGU NË POLICI/ Kreu i Gardës në telashe, konstatohen probleme me pasurinë. Punësoi mbesën si juriste
Previous article "ALL STAR GAME"/ LeBron James “refuzon” fanellën e Kobe, ja numri që do të mbajë

Delo.autor

Postime të ngjashme

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg Aktualitet

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

PROVIMET I LIRIMIT/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe Aktualitet

PROVIMET I LIRIMIT/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT