Gjyqtarit i Apelit te Durresit, Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, do te mesoje pas dy ditesh fatin e tij nga nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit.
Sipas KPK, ai nuk ka qene bashkepunues me Komisionin. Nderkohe qe KPK duke iu referuar te dhenave nga ILDKP thekson se AI KA FSHEHUR PASURINE. Gjate seances, gjyqtari nuk ka pranuar te flase.
Trezhnjeva ka zgjedhur te mbrohet nga avokati Fatmir Braka, i cili ka kerkuar te caktohet nje grup ekspertimi per per te bere rivleresimin e pasurise se gjyqtarit. Sipas tij, shifrat e dhena per pasurine nuk qendrojne.
Pasi u terhoq per dhjete minuta, komisioni vendosi te rrezoje kete kerkese te mbrojtjes per grupin e ekspertimit per pasurine, duke theksuar se KPK i ka vete kushtet ta beje kete vleresim.
Nga hetimi administrativ kane rezultuar deklarime te pasakta ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes dhe parave cash. “Trezhnejva ka blere dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e te ardhurave. Ka marre nje kredi prej 50 mije euro, per te blere nje apartament ne TIrane, por ka mashtruar duke blere nje tjeter apartament ne Durres”- thuhet ne vleresimin e KPK.
Theksohet gjithashtu se kane rezultuar deklarime te rreme ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes ne nje shume te konsiderurshme te ardhurash, si dhe jane administruar 11 denoncime publike per gjyqtarin ne KPK.