• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mashtroi me kredinë 50 mijë € për një apartament, gjyqtari i Durrësit del bllof para KPK/ Seanca tjetër mbahet më…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Mashtroi me kredinë 50 mijë € për një apartament, gjyqtari i Durrësit del bllof para KPK/ Seanca tjetër mbahet më…

11 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, rrezikon të bjerë në ‘rrjetën’ e Vettingut, pasi nuk justifikon burimin e pasurisë së tij. Nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rezultuar se gjyqtari Trezhnjeva ka gënjyer për një kredi prej 50 mijë euro për të blerë apartament.

Sakaq seanca tjetër do të mbahet ë 13 prill.

Sipas dokumenteve të KPK, rezulton se kredia ka kaluar në llogari të një kompanie ndërtimi në Durrës. Gjithashtu, Besim Trezhnjeva ka një apartament banimi në Tiranë 96 m2, apartament të përshtatshëm për aktivitet tregtar me sipërfaqe 65 m2 po në Tiranë, për të cilat nuk ka deklaruar burim të ardhurash, si dhe një apartament 142 m2. KPK ka arritur gjithashtu në përfundimin se gjyqtari ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e vajzës së tij, Olta Trezhnjeva, që punon pranë fondit të barnave.

Në seancën e sotme për rivlerësimin e gjyqtarit, KPK lexoi raportin e ILDKP, ku thuhet se deklarimet e Trezhnjevës janë të pasakta, pasi ai nuk ka burime për të justifikuar pasurinë, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.

Nga ana e tij, gjyqtari Trezhnjeva ka paraqitur kërkesën për caktimin e një eksperti, por kjo kërkesë është rrëzuar nga KPK. Menjëherë pas vendimit të KPK, ka reaguar avokati i gjyqtarit, Fatmir Braka, i cili e ka cilësuar jo të rregullt vendimin për refuzimin e ekspertit, duke sqaruar se Trezhnjeva e paguan kredinë, dhe se ka ende 30 mijë euro.

“Këtë vendim e vlerësojmë jo të rregullt për refuzimin e ekspertit. Ju e vlerësoni në 1994, por gjyqtari ka nisur punën që në vitin 1981. Gjyqtarët për herë të parë kanë deklaruar pasurinë në vitin 2003. ILDKP e ka hetuar dy herë gjyqtarin dhe ka rezultuar se është në rregull. ILDKP për të njëjtin gjyqtar ka dhënë dy opinione vlerësuese krejt të ndryshme. Kredia e përdorur për blerje sipërfaqe banimi. Vlerësimi klient banke për destinacionin final nuk është atribut i vlerësimit të KPK. Trezhnjeva e paguan edhe sot kredinë dhe ka ende 30 mijë euro për të paguar. ”

Fatmir Braka, avokati i gjyqtarit Trezhnjeva:

Deri në këtë fazë të hetimit, trupa gjykuese e KPK ka vlerësuar se ky është një kriter i mjaftueshëm për të proceduar subjektin. Trupa gjykuese përbëhet nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia, të cilët po kalojnë në ‘sitën’ e Vettingut pasurinë e gjyqtarit Trezhnjeva.

Besim Trezhnjeva është gjyqtari i tretë që kalon në procesin e Vettingut, ku po vlerësohet për burimin e pasurisë së tij.

Më parë, në ‘rrjetën’ e Vettingut kanë kaluar dhe gjyqtarët Fatos Lulo dhe Vitore Tusha të Gjykatës Kushtetuese. Fatos Lulo nuk e kaloi procesin e rivlerësimit, duke u bërë ‘kurban’ i Vettingut, pasi nuk justifikonte pasurinë prej rreth 500 mijë dollarë, ndërsa nga ana tjetër, gjyqtarja Vitore Tusha rezultoi e pastër, duke vijuar e lirë detyrën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETTINGU/ Kush është BESIM TREZHNJEVA, Gjyqtari i Apelit të Durrësit që fshehu pasurinë (FOTO)
Previous article E LAGUR DHE SEKSI/ Jonida na befason me pozën e saj ku shfaqet me... (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT