• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ KPK shkarkon prokurorin Shpëtim Kurti. Kontrata e DYSHIMTË për truallin…
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ KPK shkarkon prokurorin Shpëtim Kurti. Kontrata e DYSHIMTË për truallin…

23 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokurori Shpëtim Kurti e humbi betejën me Vetting-un. Ai nuk u konfirmua pasi iu gjetën probleme me pasuritë, përsa kohë i ati dhe i vëllai emigrant në Angli nuk justifikonin të ardhurat për blerjen e dy apartamenteve në Tiranë. E premtja ishte dita përmbyllëse e të gjithë atyre që kandiduan për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Gjyqtari i Shkodrës, Luan Dervishi, i fundit kandidat doli para KPK-së, por ju evidentuan probleme me pasuritë. Rezulton se ai jeton në shtëpinë e vjehrrës, e cila ka blerë një shtëpi 30 mijë euro, por që nuk ka të ardhura të mjaftueshme për këtë pasuri. Problematike janë edhe mënyra se si u ble një truall në Tiranë, të cilën ai e raporton në një deklaratë si të dhuruar dhe në tjetrën si të blerë me kursimet nga shitja e një shtëpie në Librazhd. Por, ajo që e vendos me shpatulla pas muri Luan Dervishin janë gjetjet e DSIK-së që konstaton se gjyqtari i Shkodrës ka lidhje me një person të botës së krimit.

Këshilltari i Arta Markut, Besnik Cani, njëkohësisht kandidat për në KLP, doli brenda të njëjtës ditë para KPK-së. Ndaj tij kishte një varg denoncimesh nga qytetarët, por që të gjitha të paprovuara nga komisioneri i Vetting-ut. Por, nga ana tjetër, u pa e dyshimtë edhe kontrata e lidhur për përdorimin e një trualli nga një shoqëri karburanti, mbi të cilin është ndërtuar një lokal dhe një lavazh që menaxhohen nga djali i prokurorit. Vëzhguesja e ONM-së hodhi dyshime nëse ishte vërtet kjo një kontratë qiraje.

Pas shpalljes së vendimeve që do të komunikohen javën e ardhshme, brenda 3 ditëve, sipas parashikimeve ligjore, thërritet mbledhja e përgjithshme për ngritjen e KLP-së dhe KLGJ-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIME NE FSHF/ Një TIFOZ ULTRAS në krye të Marrëdhënieve me Publikun
Previous article LIVE/ Flamurtari-Partizani: Tension dhe spektakël, KUQEZINJTË e mbyllin në avantazh pjesën e parë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT