• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit jep sot VENDIMIN për Kryeprokuroren Arta Marku
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit jep sot VENDIMIN për Kryeprokuroren Arta Marku

4 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi ditën e djeshme seancën e vlerësimit  të Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku ndërsa pritet të jepet vendimi ditën e sotme.

Në këtë seancë, Prokurorja e Përgjithshme nuk ishte e pranishme, por u përfaqësuar nga avokatja Lirime Çukaj.

Komisioni i Pavarur Kualifikues vlerësoi aftësitë profesionale dhe të figurës, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës.

Gjatë seancës, KPK vlerësoi se sipas ILDKPKI, Arta Marku ka bërë deklarim të saktë, ka burime të mjaftueshme financiare dhe nuk ka konflikt interesi.

Ndërkaq, edhe DSIK konfirmoi përshtatshmërinë e Markut në detyrë.

Për aftësinë profesionale, KPK ka shqyrtuar një ankesë ndaj Markut, ku rezulton se për një person të akuzuar për “drejtim mjeti në gjendje të parregullt”, ka kërkuar masë të ashpër “arrest me burg”. Mësohet se shtetasi A.P pretendon se Arta Marku i ka shkelur të drejtat, pasi nuk ka arsyetuar perse e ka kërkuar ta lërë në burg.

Kujtojmë se Arta Marku pasi mori detyrën e Prokurores së Përgjithshme, ndërmori masa për disa komandime, dhe duke pezulluar disa të tjera. Gjatë seancës në KPK, u bënë pyetje specifike për këtë mënyrë riorganizimi, por nga ana e subjektit të vettingut u shpjegua se “nuk ka procedurë për personat që komandohen përkohësisht”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Getoar Selimi merr dhuratën 20 milionëshe për ditëlindjen (FOTO)
Previous article DITËLINDJET E 4 KORRIKUT/ Kush feston sot? Nga Angelique Boyer deri tek vajza e Obamës... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT