• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETTINGU I POLITIKANËVE/ Spaho: Nëse do të bëhet, rrëzohet gjysma e qeverisë
Home
Shqipëri

VETTINGU I POLITIKANËVE/ Spaho: Nëse do të bëhet, rrëzohet gjysma e qeverisë

27 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Demokratët kur ndërmorën nismën e dekriminalizimit, nuk i kishin votat për ta kaluar në Kuvend. Por pas 6 muajve, PD mundi të bindë ndërkombëtarët për nismën e saj, gjë që detyroi mazho-rancën që ta votojë ligjin e dekriminalizimit. Këtë bindje kanë demokra-tët edhe në rastin e nismës së vetingut në politikë, që synon largimin e politikanëve të lidhur me krimin.

Edmond Spaho, kreu i deputetëve të PD-së nuk ka asnjë pritshmëri pozitive nga mazhoranca dhe thotë për “Gazeta Shqiptare” se miratimi i këtij ligji rrëzon gjysmën e qeverisë dhe një pjesë të mirë të grupit parlamentar, si të lidhur me krimin e organizuar. Z.Spaho flet edhe për debatin e Teatrit Kombëtar, zgjerimin e koalicionit opozitar kundër Edi Ramës, si dhe debatin për Teatrin e ri Kombëtar.

Z.Spaho, opozita ka intensifikuar qëndrimin e saj kundër qeverisë së majtë, por çfarë ndodh nëse Edi Rama vazhdon të mbajë pushtetin?
Nëse nuk do kishin besim në aksionin tonë politik, nuk do t’a kishim ndërmarrë. Largimi i Edi Ramës nga pushteti nuk është kapriço e jona, por nevojë e vendit. Sot vendi drejtohet nga krimi dhe qeverisja i shërben atij. Shikoni situatën në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Durrës ku njerëzit vriten e zhduken si të ishte luftë. Shikoni si është katandisur Prokuroria, ku askush nuk guxon të merret me Shullazin e bandën e tij. Ermal Hoxha, i dënuar për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, u lirua për sjellje të mirë. Vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Ekonomia bën poshtë e më poshtë dhe Shqipëria po zbrazet. Edhe për 6-mujorin e parë të vitit 2018 zëmë vendin e parë për kërkesa për azil në Evropë me 8040 kërkesa. Të gjithë duhet të pyesim veten se ku po shkojmë?

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se do të ishte vetëvrasje hyrja në zgjedhje me Edi Ramën, pasi PD-ja sipas tij, nuk do t’i fitonte ato për shkak të blerjes së votave. Atëherë si do veprojë opozita?
Edi Rama është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ai i fiton zgjedhjet me paratë e krimit dhe përdorimin e kontingjenteve kriminale, administratës publike, policisë dhe çdo mjet tjetër, të cilin e disponon për shkak të pushtetit absolut që ka mbledhur. Opozita nuk mund të bëhet fasadë e këtij pushteti të kriminalizuar. Në këtë rast ka vetëm një rrugë, që ai të largohet me çdo mjet të mundshëm nga qytetarët e vendit. Mendoj që është në përgjegjësinë e çdokujt, i cili ka një fije ndjeshmërie për gjendjen, përfshirë median, që të mos merremi me sofizma, por t’u bëjmë thirrje qytetarëve të reagojnë, nëse duam të shpëtojmë nga makthi që na ka mbërthyer dhe nëse duam të shpëtojmë vendin. Ndaj me Edi Ramën në qeveri, sikurse ka ndodhur në të shkuarën, nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj fokusi ynë është që të largohet Rama nga qeverisja dhe të krijohen të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë reformën zgjedhore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKONTE LËNDË NARKOTIKE/ Kapet 32 vjeçari nga Shkodra, pjesë e një organizate...(EMRI)
Previous article I DHA FITOREN EKIPIT/ Hazard: Nuk e di nëse është në pesë golat më të mirë por…

k.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT