• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETTINGU I POLITIKANËVE/ Bylykbashi: I pavarur dhe me mbikëqyrje ndërkombëtare
Home
Shqipëri

VETTINGU I POLITIKANËVE/ Bylykbashi: I pavarur dhe me mbikëqyrje ndërkombëtare

26 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti Oerd Bylykbashi prezantoi në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit propozimin e PD për vetingun në politikë. Deputeti demokrat u shpreh se politikanë të lidhur me krimin i kanë hapur derën influencës kriminale.

“Qëllimi i këtij propozimi bëhet për mirëfunksionimin demokratik të Kuvendit,synohet mbrojtja e institucioneve nga infiltrimi i interesave kriminale Propozimi ynë është fare i thjeshtë: veting me të njejtin formulim ligjor si për prokurorët, gjykatësit dhe policët. Trajtim special per politikanet nuk mund te kete më! Ky shtet do mesojë ti trajtojë te gjithe njesoj: si policin e thjeshte, si ministrin e brendshem! Ky eshte parimi qe kemi ne kushtetute! Ky eshte parimi i Europes ku duam te bejme pjese!” u shpreh Bylykbashi.

Në vijim, deputeti demokrat akuzoi kryeministrin Rama se i ka hapur derën kriminelëve dhe pasi ligji i dekriminalizimit e pengoi duke larguar 333 zyrtarë kreu i qeverisë,  tha Bylykbashi ndryshoi mekanizëm, duke i sjellë në parlament politikanë të lidhur me krimin apo që janë përfaqësues të tyre.

“Ajo që ne kemi propozuar është amendimi i Kushtetutës për të sanksionuar vetingun politik. Pastaj duhet një ligj për të përcaktuar detajet si do realizohet vetingu. Me miratimin e amendimit kushtetues ne do i paraqesim Kuvendit propozimin tonë ligjor si do bëhet vetingu.” Vijoi me tej Bylykbashi.

“Vettingu është i plotë i thellë e nuk lë ekuivokë. Do të jetë proces krejtësisht i pavarur dhe i palidhur nga procesi i vetingut në drejtësi. Sot janë më shumë se 300 zyrtarë të lartë që janë larguar nga modeli i pastrimit. Do të kryhet nga një strukturë e pavarur nga politika, sepse deputetë ministra do të jenë subjekt i verifikimit. “ tha ai ndërsa theksoi se është propozuar që ky proces të ketë edhe mbikëqyrje ndërkombëtare me qëllim që të shkojë deri në fund dhe me transparencë.

Bylykbashi theksoi se vettingu në politikë nuk synon vetëm largimin e politikanëve të lidhur me krimin, por t’u ndërpritet mandati dhe të pengohen të zgjidhen në këto funksione në të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VJEDHJE DHE KALIM EMIGRANTËSH ILEGAL/ Kapen tre të kërkuarit në Gjirokastër (EMRAT)
Previous article MOZZIK GJITHMONË NDRYSHE/ Reperi me stilin më të veçantë

k.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT