• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Gjyqtari Enton Dhimitri penalizohet nga kunati i dënuar për trafik droge
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Gjyqtari Enton Dhimitri penalizohet nga kunati i dënuar për trafik droge

21 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Një nga kandidatët për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri, është në prag të shkarkimit nga detyra. Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konstatuar se gjyqtari nuk e ka deklaruar faktin se kunati i tij është i dënuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.     

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka thirrur në seancë dëgjimore gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri, i cili është njëkohësisht edhe kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Sipas relatores së çështjes, Pamela Qirko, hetimi për këtë gjyqtar ishte bërë në të tre komponentët, pasuri, aftësi profesionale dhe integritet.

Por ndonëse në aftësitë profesionale dhe pasuri gjyqtari doli i pastër, probleme janë  konstatuar në drejtim të integritetit.

Sipas realtores Qirko, Komisioni kishte marrë informacione që kunati i gjyqtarit rezultonte i dënuar në Greqi me 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Nisur nga ky fakt, tha relatorja, edhe ONM kishte marrë informacione në Greqi, ku ka rezultuar se informacioni ishte i vërtetë.

Por kjo gjë nuk ishte shënuar nga gjyqtari në deklaratën vetting,  ndërkohë që ishte një nga pikat kryesore të pastërtisë së figurës.

Vetë gjyqtari u shpreh se nuk kishte marrëdhënie me kunatin, ndërsa në lidhje me dënimin e tij në Greqi ishte vënë në dijeni shumë kohë më vonë.

Vendimi për Enton Dhimitrin pritet të jepet në 22 nëntor ora 09:00.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ËMBËL DHE BOMBASTIKE/ Vajza SEKSI e Luis FIGOS nis karrierën si... (FOTO)
Previous article "ME TOP CHANNEL U ZHGËNJEVA NDËRSA NË KLAN NDIHEM SI NË SHTËPI"/ Enkel Demi tregon eksperiencat televizive (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT