• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vettingu ende pa zyra, probleme me Kolegjin e Apelimit
Home
Sociale

Vettingu ende pa zyra, probleme me Kolegjin e Apelimit

16 November, 2017 Ina.Autor Sociale

Në kohën kur Komisioni i Pavarur i Kualfikimit po zgjedh përmes shortit nga pesë dosje për subjektet e para që do t’i nënshtrohen vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk është sistemuar ende përfundimisht me zyra.

Kolegji i Apelimit është institucioni ku duhet të ankohen ata që preken nga shkalla e parë e vettingut. Deri sot institucioni ushtron veprimtarinë në dy zyra të vogla ne Pallatin e Kongreseve, aty ku ka edhe institucione të tjera.

Por, nëpërmjet një shkrese Ministria e Drejtësisë i kërkon Kolegjit të Apelimit të largohet nga Pallati i Kongreseve dhe të marrë menjëherë në dorëzim 8 zyrat e reja.

Mirëpo zyrat ndodhen në të njëjtin kat me KLSH-në, çka shihet me rezervë nga anëtarët e Kolegjit të Apelimit.

Burimet konfirmojë se anëtarët e Kolegjit kanë rezerva edhe për vetë ambientet e reja, aty ku duhet të instalohet një sistem i tërë sigurie me kamera dhe ambiente të përshtatshme për të depozituar dosjet sensitive të vetingut.

Pasi i kanë parë këto ambiente të reja, anëtaret e Kolegjit janë kthyer sërish të dy zyrat e vogla në Pallatin e Kongreseve, në pritje të një zgjidhje të kënaqshme.

Në fillim të javës krerët e të tre institucione të vettingut u paraqitën në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, në të cilin u miratua buxheti për pagat dhe sigurimet shoqërore, kurse buxheti për investimet pritet të rakordohet me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Drejtësisë./ T.Ch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAJRO LIMAJ: E vërteta e Gazidedes në Turqi
Previous article Anëtarja e PD: Sot më erdhi keq për Bashën, i strukur, kokëulur, i tallur nga Rama

Ina.Autor

Postime të ngjashme

RREGULLAT/ Matura Shtetërore 2026 nis në gjithë vendin, mbi 26 mijë maturantë në provime Aktualitet

RREGULLAT/ Matura Shtetërore 2026 nis në gjithë vendin, mbi 26 mijë maturantë në provime

DIELL DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për këtë të hënë Aktualitet

DIELL DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për këtë të hënë

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT