• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Çfarë solli “TESTI I VËSHTIRË”. Nga “NGRIRJA” e Gjykatave, tek SHKARKIMET për PASURITË e Prokurorëve dhe… (EMRAT)
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Çfarë solli “TESTI I VËSHTIRË”. Nga “NGRIRJA” e Gjykatave, tek SHKARKIMET për PASURITË e Prokurorëve dhe… (EMRAT)

6 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ndërsa nisi në mars me ritme mjaft të ngadalta i shoqëruar me ndjesi të forta mosbesimi, procesi i Vetting-ut përshpejtoi ritmet dukshëm gjatë gjysmës së dytë të korrikut dhe javës së parë të gushtit.

Në fund të sezonit të parë të Vetting-ut rezulton se 46 magjistratë e prokurorë ju nënshtruan procesit të Rivlerësimit.

25, ose 55% e tyre arritën të kalonin me sukses sitën e Vetting-ut, ndërkohë që 21, ose 45% e totalit u shkarkuan.  Pjesa më e madhe e magjistratëve që kaluan në sitë ishin gjyqtarë dhe më pak prokurorë.

Ngrirja e Gjykatave:

Procesi i deritanishëm ka pasur anët e veta pozitive dhe negative. Ndër efektet negative janë boshatisja e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, që aktualisht numërojnë përkatësisht 2 dhe 4 anëtarë, numra që bëjnë të pamundur çdo lloj vendimmarrje prej tyre.

Pozitiv është fakti që u arrit të kaloheshin në sitë pjesa më e madhe e 57 magjistratëve që ju nënshtruan me përparësi Vetting-ut pasi do të jenë pjesë e dy organeve të reja më të rëndësishme të drejtësisë: Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por me gjithë se pjesa më e madhe e kandidatëve kaluan tashmë përmes sitës së Vetting-ut, asnjë prej dy organeve nuk do mund të konstituohet përpara fundit të vitit.

Si mëposhtë, AlpeNews.al ju sjell listën e Prokurorëve apo Gjyqtarëve që kanë kaluar apo nuk kanë kaluar testin e Vettingut:

Ardian Dvorani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin ditën e sotme për Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, duke e konfirmuar atë në detyrë pasi kaloi me sukses Vettingun.

Në seancën dëgjimore, gjyqtari rezultoi pa probleme sa i përket pasurisë.

Arben Dollapaj

Prokuror i Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj ka kaluar me sukses testin e Vetting-ut.  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka deklaruar konfirmimin e tij në detyrë.

Deklarimet e pasurisë së tij janë gjetur të sakta. Po ashtu Dollapaj nuk ka patur probleme me integritetin moral dhe atë profesional.

Brunilda Kadi

Në sitën e Vettingut ditën e sotme ka kaluar edhe Brunilda Kadi, gjyqtare pranë Gjykatës së Tiranës.

Në seancën dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Komisionit zhvilluar për të, hetimi përfundoi në të treja kriteret.

Gentian Osmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, pasi kaloi me sukses procesin e vettingut.

Dritan Hallunaj

Dritan Hallunaj, gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda prej vitit 2003, i cili është pjesë e listës prioritare të vetingut pasi ka kandiduar për Këshillin e Lartë Gjyqësor është konfirmuar ne detyre pasi ka kaluar Vetingun.

Astrit Faqolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin Astrit Faqolli.

Sipas KPK-së, gjyqtari ka qenë bashkëpunues gjatë gjithë procesit, ndërsa ka përparësi për shkak të kandidimit në KLGJ. Mbështetur tek raporti i ILDKP-së, KPK pohon se Faqolli ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ndërkohë që burimet janë të justifikuara dhe nuk ka deklarim të rremë apo fshehje.


Xhezair Zaganjori

Konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.
Në seancën dëgjimore të 20 korrikut, Zaganjori u shpreh se kishte mbështetur reformën në drejtësi dhe se kishte dorëzuar të gjithë dokumentet e nevojshme. 

Nertila Kosova
Është konfirmuar në detyrë gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova.

Nertina Kosova ka deklaruar apartament banimi 120 m2 në ‘Don Bosko’ të blerë me kredi bankare dhe 1 milion lekë kursime.

Kostaq Beluri

Prokurori është ri-konfirmuar në detyrë nga Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Mbi bazën e deklaratës së relatorit, Prokurori Beluri nuk ka kryer deklarim të rremë të të dhënave pasurore, ILDKPI ka raportuar se Beluri ka bërë deklarim të saktë të pasurisë së tij.

Vitore Tusha

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha ka kaluar me sukses vetting-un.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KLP) vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Vitore Tusha, pasi është figurë e pastër dhe e përshtatshme për sistemin e drejtësisë.

“Vitore Tusha është figurë e pastër dhe e përshtatshme për sistemin e drejtësisë dhe kalon procesin e vettingut ”- tha kryetarja e KLP.

Fatjona Memçaj
Fatjona Memçaj është prokurorja e parë që kalon vettingun.

Prokurorja deklaroi një apartament 96 m2 më vlerë 27 mijë dollarë, automjet dhe motor Vespa dhe llogaritë bankare. Sipas drejtorisë së informacionit të klasifikuar, prokurorja nuk ka asnjë problem.

Manjola Xhaxho:

Xhaxho është gjyqtare në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Gjyqtarja nuk ka probleme me integritetin e figures. “Per gjyqtaren ka vetem dy ankesa, por ne asnjeren prej tyre nuk ka patur shkelje ligjore si dhe nuk ka asnje mase disiplinore”.
Këto ishin fjalët kur gjyqtarja u rikonfirmua në detyrë.

Dritan Prençi:

Dritan Prençi kalon Vettingun. Prokurori e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në rrethin e Tropojës. Ai ka shërbyer për disa vite si prokuror dhe drejtues prokurorie në Tropojë, Kukës dhe Kurbin përpara se të emërohej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prençi është gjithashtu kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Edmond Islamaj:

Edmond Islamaj ka një karrierë 25 vjeçare në sistemin gjyqësor shqiptar dhe është anëtari i parë i Gjykatës së Lartë që u përball me procesin e vetingut.
Por kundër këtij vendimi dhënë për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, ka dalë Komisionieri Publik, i cili ka bërë ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Anila Leka:

Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka rezultonte të kishte në pronësi vetëm dy apartamente, ndërsa si burim të ardhurash, ajo deklaronte vetëm pagën vjetore si prokurore, si dhe të ardhurat nga bonot e thesarit.
Kështu, ka kaluar me sukses filtrat e Vettingut. Pas këtij vendimi të KPK-së, Leka rikonfirmohet në detyrë.

Marçela Shehu:

Gjyqtarja Marçela Shehu, ka kaluar me sukses “sitën” e Vettingut dhe është konfirmuar në detyrë.KPK ka mbajtur seancën sot dhe ka thënë se Shehu është një figurë e pastër.

********************************************

Dhanë dorëheqjen, i ndërpritet Vettingu

Brunilda Kasmi, gjyqtarja e dhomës civile të Tiranës
Ermir Beta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat

Ilir Çeliku, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë

Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm

Besnik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese.


***************************************
Nuk kanë kaluar “Vettingun”:

Rovena Gashi:

E njohur ndryshe si ish krahu i djathtë i Adriatik Lallës, Gashi nuk ishte prezente teksa KPK dha vendimin për të.

Në seancën dëgjimore KPK u shpreh se Gashi ka mospërputhje me deklarimin e pasurisë.

Rovena Gashi e ka filluar karrierën në Prokurori në vitin 2004. Ajo ka punuar si prokurore në Tiranë nga viti 2004 deri në vitin 2013, kur u emërua në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gashi e mbajti këtë detyrë deri në fund të dhjetorit 2017, kur kryeprokurorja e re Arta Marku e uli në detyrë. Ndërsa në maj 2018, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj saj dhe bashkëshortit Dritan Gina, të cilët po hetohen për pasurinë e tyre, ndërkohë që Marku i pezulloi të dy nga detyra.

Luan Kaloçi:

Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi nuk e ka kaluar  Vetting-un, pasi rezultoi me deklarim të rremë të pasurive dhe fshehje të pasurisë.

KPK deklaron se ka mospërputhje, pasi prokurori ka bërë deklarim të rremë, duke sqaruar se kishte fituar edhe një shumë prej 5,2 milionë lekësh në një loto sportive.

 

Bledar Abdullai

Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Bledar Abdullai.

Ky gjyqtar, i cili ishte edhe kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, kishte probleme me deklarimin e pasurisë.

Shkëlzen Selimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi shkarkimin e gjyqtarit të lartë, Shkëlzen Selimi.

Sipas KPK Selimi kishte dy kontakte të papërshtatshme, të cilat me sa duket i kushtuan detyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Dritan Reshka

Shkarkohet prokurori i Tiranës Dritan Rreshka.  Në seancën dëgjimore u konstatua se Rehska ka pasur deklarime te rreme dhe fshehje pasurie dhe nuk ka burime të ligjshme për pasurinë.

Arben Nela

Arben Nela prokuror në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë ka dalë sot përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për tre kriteret bazë të Vettingut pasurinë, figurën morale dhe aftësitë profesionale.

Nela është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë çfarë e bën pjesë të listës prioritare. KPK ka evidentuar se prokurori Nela, në bazë të raportit të servirur nga ILDKPIK, ka bërë deklarim të pasaktë pasurie si dhe nuk ka burime të ligjshme.

Artan Zeneli

Gjyqtari i Lartë Artan Zeneli nuk e kaloi Vetting-un. Ai është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Gjyqtari nuk ishte i pranishëm gjatë dhënies së vendimit, madje as avokati i tij.

Nga koha kur iu rikthye sistemit të drejtësisë, deri sa doli para Vetting-ut, Artan Zeneli, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, ka shtuar gati dyfish pasurinë e tij.

Tom Ndreca

KPK shkarkon nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca. Ky i fundit ishte javën që shkoi në seancë dëgjimore dhe kishte probleme me deklarimin e pasurisë dhe integritetin e figurës.

Sipas KPK-së, Ndreca nuk ka deklaruar disa pasuri të luajtshme, si edhe nuk justifikon një shumë kursimesh prej 1.5 milionë lekësh.

Gjithashtu, KPK ka vlerësuar se Ndreca ka fshehur kontaktet me kunatin e tij, i cili është arrestuar në flagrancë me një sasi të vogël kanabis sativa dhe është liruar pasi nuk është provuar nga Prokuroria e Shkodrës se 6 kg e kanabisit të gjetura në banesën pas arrestimit i përkisnin atij.

Gani Dizdari

KPK-ja vendos te shkarkoje nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari. Ky i fundit pati probleme, sipas KPK-së, për sa i përket pasurisë dhe integritetit të figurës.

Trupa gjykuese vlerësoi se gjyqtari Dizdari ka kontakte të papërshtatshme dhe probleme me pasurinë. E para ka të bëjë me nipin e tij A.L., i dënuar vite më parë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”.

Bëhet fjalë për një rast të vitit 2012, ku ai, së bashku me persona të tjerë, po ushtronin ndikim në një trupë gjykuese në Gjykatën e Lartë që të lirohej një i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.

Sipas KPK-së, gjyqtari Dizdari ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin e nipit të tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS.


Fatos Lulo: 


Fatos Lulo u rrezua pak jave me pare nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka kaluar Vettingun për shkak se nuk mund të justifikonte pasurinë e tij. Në përfundim të vlerësimit të gjykatësit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi gjykatësin nga detyra për shkak të pasurisë së tij.

Gjykatësi Fatos Lulo nuk arriti të justifikojë 480 mijë dollarë me të cilat do të blinte një shtëpi në Kanada dhe 100 mijë euro. Të dyja këto shuma, gjykatësi pretendoi se ia kishte marrë të motrës hua apo si dhuratë.

Altina Xhoxhaj:

Mospërputhje në deklarim për burimin e parave, mban shume para cash, vendime ne konflikt interesi, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti në vitin 2005, 109 metra katrorë me vlerë 60 mijë euro dhe probleme edhe me një truall që ka në Gjirin e Lalzit. Këto janë vetëm disa nga konstatimet e KPK për pasurinë e Altina Xhoxhajt, që “ngeci” në Vetting.

Fatmir Hoxha:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për gjyqtarin Fatmir Hoxha, duke e shkarkuar nga detyra, si pasojë e mos justifikimit të pasurisë.

Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha nuk e justifikon pasurinë e tij. Ky ka qenë konstatimi i Komisionit i Pavarur i Kualifikimit lidhur me burimet e pasurisë për blerjen e një apartamenti me vlerë 140 mijë euro.

Sipas shqyrtimit të KPK, konstatohet problematika me burimet e ligjshme, ndërsa Hoxha nuk mbulon dot shumat prej 1.7 milionë leke dhe 275 mijë lekë. Ndërkohë avokati i Hoxhës pretendon se klienti i ka marrë borxh një shumë lekësh kunatit të tij dhe një pjesë kredi.

Besim Trezhnjeva:

Besim Trezhnjeva shkarkohet nga detyra si pasojë e mos kalimit të vetingut.

Nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rezultuar se gjyqtari Trezhnjeva ka gënjyer për një kredi prej 50 mijë euro për të blerë apartament.

Sipas dokumenteve të KPK, rezulton se kredia ka kaluar në llogari të një kompanie ndërtimi në Durrës.

Besa Nikëhasani:

Besa Nikëhasani ishte prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër. Komisioni konstatoi se ajo nuk justifikonte pasurinë, duke paralajmëruar kësisoj mundësinë e përjashtimit të saj nga gjyqësori që në mbledhjen e parë të saj.

Besa Nikëhasani është prokurorja e parë e cila mbeti në vlerësimin nga KPK pas gjyqytarëve Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva, të cilët nuk e  kanë kaluar vettingun për shkak të mos justifikimit të pasurisë.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEPSI I SHTATZËNISË/ Zbuloni se çfarë konsumon Jona Spahiu në periudhën e saj të ëmbël (FOTO)
Previous article ECTE ME DOZA KANABISI NË XHEP/ Si u kap MAT 22 vjeçari në Pogradec. Kishte...

F.autor

Postime të ngjashme

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës Aktualitet

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane Aktualitet

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT