Një shtetas shqiptar, me banim në qytetin e Pogradecit është kapur në flagrancë nga blutë e qytetit me një dozë lëndë narkotike (e llojit Cannabis Sativa).
Mësohet se shtetasi 22 vjeçar me inicialet A.G e kishte marrë dozën për ta konsumuar.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.08.2018,u arrestua në flagrancë shtetasi A.G, vjec 22, banues në Pogradec, pasi në Pogradec, te “Enkelana”, iu gjet e bllokua 1.6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.


