Avokati Saimir Lami e quajti të padrejtë vendimin e KPK-së i cili do të ankimohet.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Prokurorin e Apelit Gentian Trenova, i cili është njëkohëshit edhe një nga anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi.
Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëz të përgatitur tha avokati në një prononcim për median jashtë KPK-së.
” Është për të ardhur keq sepse Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëzit e tij më të përgatitur në sistem në këtë mënyrë”
Po përse u shkarkua?
Në pritje të arsyetimit të vendimit, avokati shpreh bindjen se klienti i tij “ishte paragjykuar që në seancën e kaluar kur nuk na u dha mundësia të shpreheshim”
“Është e padrejtë,që punonjës të sistemit të drejtësisë kanë punuar me ndershëri sot të trajtohen në këtë mënyrë”


