• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çeta “Zigur Lelo” e Smokthinës
Home
Dossier

Çeta “Zigur Lelo” e Smokthinës

20 June, 2018 Redaktor2 Dossier

Lëvizja ANÇL ishte përkrahur në Smokthinë që në fillimet e vitit 1942. Ajo çoi në formimin e njësitit gueril, në formimin e Këshillave ANÇL, më 28 Nëntor 1942, në ngritjen e katër çetave territoriale partizane në dhjetor 1942. Këto çeta territoriale së bashku me çetën territoriale të Velçës formuan batalionin territorial të Shullërit, të cilat me sinjalin një bombë e 5 pushkë rrëmbenin armët e grumbulloheshin në pikat e caktuara. Në vitin 1943 lufta e armatosur e popullit tonë po merrte përpjesëtime më të mëdha. Në këto kushte Celula e PKSH – së Smokthinës (e ngritur në shkurt 1943) i kërkoi Kom. Qarkor të Vlorës që në Smokthinë të krijohej çeta partizane. Kom. Qarkor pasi shqyrtoi kërkesën dhe rrethanat e krijuara e miratoi formimin e Çetës. Çeta u formua, në 5 qershor 1943 te shkolla e Matogjinit. I dërguari i Kom. Qarkor Delo Balili përshëndeti smokthinjotët për krijimin e çetës dhe foli për situatën politike dhe detyrat që dilnin. Komandanti i çetës u zgjodh, Mevlan Dervishaj, komisar Veis Pipaj, i cili përshëndeti në emër të çetës. Në ditën e formimit në çetë u rreshtuan 21 djem nga të katër fshatrat e Smokthinës që ishin në njësitet guerile e çetat territoriale, të rinj nga 5 deri në 20 vjeç. Çeta u pagëzua me emrin “Zigur Lelo” dëshmor i Luftës së Vlorës në 1920 (sot Hero i popullit). Aksioni i parë i çetës qe në Jonufër kundër një autokolone fashiste. Prita u organizua dhe u realizua me sukses. U vranë 3 fashistë, u dogjën dy makina dhe një motoçikletë, u morën pushkë e municione. Populli e ka përjetësuar në këngë:

Nga Smokthina vendi gur,

 u nis çeta me flamur.

Në Jonufër afër Vlorës,

kërcet pushka e bomba e dorës,

tundet Vlora e Kanina,

lufton çeta nga Smokthina.

Zigur Lelo quhej çeta,

e përbërë nga 20 veta.

Tërheqja e çetës u bë në kushte të vështira se ishte nën goditjen e zjarrit të flotës luftarake dhe mitralozit nga aviacioni armik.

Çeta kreu dhe këto aksione të tjera.

  • Më 12 korrik 1943 kundër një reparti ndëshkimor italian midis Hysoverdhit e Mavrovës. Po aty.
  • Më 17 korrik 1943 çeta goditi në befasi një kompani fashiste duke e detyruar të tërhiqet duke lënë të vrarë, robër e armatime.
  • Më 14 gusht 1943 në Mal të Bardhë.
  • Në shtator 1943 në Luftën e Drashovicës e inkuadruar në batalionin “Halim Xhelo”.
  • Luftimi i fundit si çetë në përbërje të batalionit “Halim Xhelo” ishte aksioni në Qafën e Koçiut.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet një planet i pazakontë/ Ku një vit zgjat 20 ditë
Previous article Vetting-u e shkarkoi/ Flet avokati i Gentian Trenovës: Shqipëria s'ka luksin të...

Redaktor2

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT