• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VETOJA BULLGARE EGOISTE…”/ Deputeti i Bundestagut mesazh BE-së nga Tirana: Mos i shtyni shqiptarët të…
Home
Politikë

“VETOJA BULLGARE EGOISTE…”/ Deputeti i Bundestagut mesazh BE-së nga Tirana: Mos i shtyni shqiptarët të…

14 July, 2022 s.autor Politikë

Deputeti i Bundestagut gjerman, njëherësh raporter për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Adis Ahmetoviç, tha nga Tirana se shqiptarët meritojnë të jenë në të njëjtën tryezë me vendet e Bashkimit Evropian.

Deputeti gjerman u tregua i ashpër ndaj Bullgarisë, që po mban peng procesin integrues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar si egoiste çështjen e vetos dhe duke thënë se kjo gjë duhet të marrë fund.

Deputeti Ahmetoviç iu drejtua me një mesazh edhe vendeve të BE-së, teksa iu tha se “Jepuni njerëzve në Shqipëri ndjesinë e BE në vendin e tyre, mos i shtyni që ta marrin këtë ndjesi në vendet e tjera, vetëm se nuk jeni gati për t’i lejuar që të kenë pjesën e tyre në këtë tryezë”.

“Për këtë pyetje jo fort të lehtë, më duhet pak ujë. Dhe unë nuk jam në gjendje të jap një datë. Nuk do të ishte përgjigje e ndershme të flisja për datë. Unë mbështesë integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Në këto kohë dinamike me gjithë këto probleme, jo vetëm lufta në Ukrainë, por edhe çështje të tjera të mëdha, na duhet një reformim.

Nuk mund të ndodhë që një vend të vendosë për të ardhmen e një rajoni të tërë, prej 6 vendesh, sepse nuk janë dakord me një ose dy gjëra. Ndoshta në fillim të ndërtimit të këtij Bashkimi Evropian ishte një mendim i mirë për të ndërtuar besim mes vendeve dhe që kishte të bënte me barazinë mes vendeve, por ky sistem vetoje po përdoret shpesh, për çështje egoiste dhe na duhet ta ndryshojmë.

Unë do thoja që Shqipëria duhet të ulet në të njëjtën tryezë me vendet e tjera të BE. Kanë pritur 30 vjet shqiptarët për këtë. Demokracia e re shqiptare, shumë të rinj inteligjentë, që duan të merren me politikë, të punojnë për BE në Shqipëri, në Tiranë, dhe jo në vendet e tjera të BE. Jepuni njerëzve në Shqipëri ndjesinë e BE në vendin e tyre, mos i shtyni që ta marrin këtë ndjesi në vendet e tjera, vetëm se nuk jeni gati për t’i lejuar që të kenë pjesën e tyre në këtë tryezë”, u shpreh deputeti gjerman.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ I RIU/ Përshtati lokalin për për përdorimin e “të bardhës”, policia...
Previous article KRIZA EKONOMIKE/ Flet eurodeputeti gjerman: Shqipëria ka nevojë për më shumë mbështetje nga BE...

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT