• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETINGU/ Test droge krerëve të policisë, nëse rezultojnë pozitiv nuk ka shkarkim automatik por…
Home
Aktualitet
Kronikë

VETINGU/ Test droge krerëve të policisë, nëse rezultojnë pozitiv nuk ka shkarkim automatik por…

13 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtorët dhe shefat e Policisë që do të kalojnë në vetting nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, do të testohen për lëndë narkotike. Në ndryshimet ligjore që tashmë në fuqi parashikohet që paralelisht me hetimin e pasurisë dhe aftësisë profesionale, në pastërti figure do të jetë testimi për drogën. Mbetet e paqartë nëse ky testim do të bëhet nga vetë AMP, apo rezultatet do të dorëzohen vullnetarisht nga secili prej rreth 300 drejtorëve dhe shefave të bluve.

Megjithatë rezultati eventual pozitiv për drejtuesit e policisë për përdorim droge nuk është automatikisht një arsye për shkarkim por një rrethanë rënduese. Pra, nëse një drejtues policie rezulton përdorues droge kjo nuk është automatikisht arsye për t’u shkarkuar

Përveç drogës, kalimi i vlerësimit kalimtar të policëve nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në AMP, vjen edhe me risi të tjera. Nëse KJV kishte mandat të limituar, AMP do të kryej vetting në mënyrë periodike, çdo 5 vjet për subjekt, vetëm për gradat më të larta, jo më për punonjësit e thjeshtë të policisë. Subjektet që kanë kaluar në vetting nga KJV, do të rihyjnë në proces kur të plotësojnë 5 vjet.

Për shembull, kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj, që ka kaluar me sukses në filtër në fund të dhjetorit 2019, do t’i nënshtrohet procesit në 2025-ën. Për ata që do të kalojnë në vetting për herë të parë, do të verifikohen që në vitin 2008.  Për t’i dhënë më shumë besueshmëri procesit, verifikimi i pasurisë nuk do të bëhet nga vetë AMP, por tashmë është ngarkuar Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, i cili pasi kryen të plotë hetimin, e dërgon në AMP, e cila e paraqet në seancën publike. Pak ditë më parë u hodh shorti për 36 subjektet e para që do të hetohen, mes tyre drejtues departamentesh në Drejtori të Përgjithshme dhe drejtues qarqesh.

Por, pse dështoi Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit me vetting-un në Policinë e Shtetit?
Një prej shkaqeve kryesore që u pa e arsyeshme shkrirja e KJV ishte vonesa shumë e madhe në proces. Në 4 vite, ky komision përfundoi vlerësimin kalimtar vetëm për 71 punonjës policie, dhe për të kryer këtë proces të plotë do të duheshin dekada pasi fillimisht në filtër të vetting ishin parashikuar rreth 12 mijë policë në të gjithë vendit.

Vetë KJV ka argumentuar se vonesat kanë ardhur për shkak kohës së gjatë që institucionet kanë kthyer përgjigje në kuadër të verifikimeve. Një raport i GRECO në Këshillin e Evropës, ishte një tjetër arsye. Ata i rekomanduan qeverisë shqiptare kufizim të subjekteve për t’u filtruar në vetting, duke u përqendruar tek nivelet menaxheriale, në strukturat me risk të lartë korrupsioni, në rastet e ngritjes në detyrë, të ecurisë në karrierë dhe rritjes në gradë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KE GJOKS FARE"/ Sara Hoxha i përgjigjet në mënyrën më epike komenteve bullizuese
Previous article NJË DITË PARA NISJES SË FUSHATËS ZGJEDHORE/ OSBE thirrje: Presim të jetë e qetë, respektoni ligjin!

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT