Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokuroren Besa Nikëhasani.
Nikëhasani ishte prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër. Komisioni konstatoi se zonja prokurore nuk justifikonte pasurinë, duke paralajmëruar kësisoj mundësinë e përjashtimit të saj nga gjyqësori.
Në përfundim të seancë, prokurorja shprehet se nuk ka pas ditur se çfarë duhet të deklaronte në nisje të saj. Nikëhasani u shpreh se ka shitur pronë nga bashkëshorti dhe se ka përfituar ambiente të ndryshme. Ajo u shpreh se do ndjekë rrugë ligjore dhe nuk është aspak dakord me këtë vendim.
Nikëhasani betohet se nuk ka shkelur asnjëherë ligjin. Prokurorja u shpreh se ka frikë se në shtëpinë e mëparëshme i kanë venë tritol në makinë dhe është larguar nga ajo banesë se ka patur frikë për jetën.
Prokurorja nuk justifikonte pasurinë.
Besa Nikëhasani sipas KPK, nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toytota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro.
Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë.
Në seancën e kaluar prokurorja deklaroi se familja kishte borxhe dhe se pasurinë e kishte vendosur në mënyrë të ligjshme, ashtu sikur pretendonte edhe ILDKP, por KPK e rrëzoi duke e përjashtuar.
Duke iu referuar deklaratave vjetore të pasurisë, prokurorja e Shkodrës deklaron shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2, me vlerë 37 milionë lekë, në vitin 2004 dhe makinë benz, e vitit ’95, në emër të bashkëshortit, me vlerë 700 000 lekë. Në vitin 2008, zonja deklaron se ka shitur 3 mijë m2 tokë, me vlerë 750 000 lekë, nga toka në emër të vjehrrës, përfituar nga ligji 7501.
Përgatiti:AlpeNews.al


