• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETINGU NË POLITIKË/ Salianji: Partia Socialiste po fshihet, nuk ka asnjë argument përveçse lidhjeve me krimin
Home
Shqipëri

VETINGU NË POLITIKË/ Salianji: Partia Socialiste po fshihet, nuk ka asnjë argument përveçse lidhjeve me krimin

12 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

 Partia Demokratike e sheh vetingun e politikës si një mision të rëndësishëm historik, që do të ndajë politikën nga llumi i krimit dhe korrupsionit.

Grupi i mandatuar nga kreu i PD, Lulzim Basha, dhe përfaqësuesit e LSI-së zhvilluan këtë të martë në kryesinë e Kuvendit mbledhjen e parë, ku edhe përcaktuan qëllimet dhe rrugën që do të ndjekin për t’i imponuar maxhorancës miratimin e projektligjit për vetingun në politikë. Kreu i grupit për vetingun e politikës, deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një prononcim për “Panorama”, sqaron synimet e projektligjit të depozituar në Kuvend nga opozita dhe politikanët që preken drejtpërdrejt nga miratimi i tij.

“Nëpërmjet projektligjit të depozituar, ne synojmë të çmontojmë dhe të shkulim nga trupi i sëmurë i Shqipërisë gangrenën që po e merr për poshtë, ne synojmë që nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, të sigurojmë zbatimin e të njëjtave norma dhe parime të vetingut për vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë, që do të kontribuojë në dekriminalizimin e qeverisjes dhe çlirimin e qeverisjes nga krimi.

Ne e kemi konsideruar një mision të rëndësishëm dhe ky është një moment historik që do të ndajë Shqipërinë nga llumi i krimit dhe korrupsionit, pa diskutim që kjo nuk është e lehtë, askund përballja me mafian nuk është e lehtë, por unë kam besim që opozita do t’ia dalë sepse mbështetja e qytetarëve për këtë nismë është masive, të vetmit të kërcënuar dhe që sot përpëliten janë politikanët e korruptuar. Vetingu që ne propozojmë u ndërpret mandatin politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, qofshin këta kryeministra, presidentë, ministra, deputetë apo kryetarë bashkie, duke pastruar menjëherë politikën prej tyre”, sqaron Salianji.

DREJTËSIA

Sekretari i Grupit Parlamentar të PD-së, Salianji, deklaron se për opozitën është e qartë se Kryeministri Rama dhe maxhoranca nuk e duan vetingun në politikë. Deputeti demokrat sqaron se procesi i vetingut në politikë nuk do të ndalojë SPAK-unë të bëjë hetimet e tij për çdo zyrtar të lartë të përfshirë në politikë. “Është e qartë sot, para gjithë qytetarëve, që Rama dhe PS nuk e duan vetingun në politikë. Vetingu në politikë ka për qëllim të largojë nga Parlamenti, Qeveria dhe zyrat e larta të shtetit politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Së dyti, vetingu është proces paralel me hetimin nga drejtësia Vetingu as nuk ndalon, as nuk përjashton hetimin nga SPAK. Madje, vetingu i politikanëve u shërben SPAK dhe institucioneve të drejtësisë për të hetuar më tej gjithë pasurinë, integritetin, lidhjet me krimin dhe çdo lidhje tjetër, vetingu e përshpejton nxjerrjen para drejtësisë të politikanëve të korruptuar apo të lidhur me krimin.

Së treti, argumenti që vetingu nuk heton të afërmit është qesharak, sepse që sot askush nuk e pengon Prokurorinë të hetojë dhe të çojë para përgjegjësisë penale gjithkënd që shkel ligjin.

Së katërti, e ritheksoj që opozita kërkon veting të thelluar dhe kontroll të pasurisë, të integritetit dhe të lidhjeve me krimin e organizuar të politikanëve. Është e qartë që Partia Socialiste po fshihet pas gjethes, nuk ka asnjë argument të qenësishëm përveçse lidhjeve të faktuara me krimin”, sqaron deputeti i PD.

VOTIMI

Demokratët e shohin si nevojë të menjëhershme kalimin në filtrin e vetingut të të gjithë ligjvënësve në Parlament dhe qeveri, pasi, sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë do të ndërpriten lidhjet e fshehta mes grupeve kriminale dhe politikës. “Kjo do të parandalonte aleancat e fshehta e të drejtpërdrejta, para dhe pas zgjedhjeve, midis politikanëve dhe grupeve kriminale, politikanët pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese do t’u shërbejnë qytetarëve dhe jo bandave që iu detyrohen për mbështetjen në fushata.

Ne sot kemi sanksionuar në Kushtetutë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve madje dhe vetingun e çdo polici të thjeshtë apo edhe punonjësve të Gardës që ruajnë objektet, ndërkohë që politikanët janë jashtë këtij vetingu të plotë dhe të thelluar. Miratimi i propozimit tonë garanton parimin e barazisë përpara ligjit”, thekson Salianji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIZNESET E VOGLA/ Panariti: Qeveria po I bën favore një grushti sipërmarrësish të mëdhenj
Previous article NDODH NË DURRËS/ Burri ANKOHET në Polici: Më RREH gruaja 22 vjeçe dhe...

k.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT