Ish-Ministri I Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar me shqetësim ndaj goditjes që po I bëhet sipërmarrjes së vogël dhe favorizimit që qeveria po I bën një grushti sipërmarrësish të mëdhenj.
Panariti shkruan se aktualisht në Shqipëri 2 përqind e njerëzve zotërojnë 70 % të pasurive publike të këtij vendi.
Ja postimi I plotë I Edmond Panaritit
Nen pretekstin e zbatimit te standarteve, kritereve, normave, direktivave, “stekat” po ngrihen dhe mbahen lart për të goditur sipermarrjen e vogël dhe po nxirret ajo jashtë loje.
Të godasim”xhuxhet” dhe tu spastrojme udhen “gjigandeve “!! Kjo lexohet qartë dhe është e programuar. Po favorizohen vetëm nje grusht sipermarresish te medhej!!
Ky është një kapitalizem “crony” klientelist, tipik për regjime autoritare!! . “Crony”, janë latifondistet, koncesionaret, perdoruesit e burimeve, fondeve, eksluziviteteve, lehtesirave, zonave te lira etj. Te tjeret rrijne dhe veshtrojne, sepse nuk janë “konkurues” nuk janë aq shtatlarte per stekat oligarkike.
Prandaj rrudhja dhe shtypja e te vegjelve dhe e te pamundurve, është drama e ekonomisë tone dhe ushqimi i deshperimit dhe i braktisjes se vendit. Keshtu eshte kur dy perqind zoterojne 70% te pasurive publike të këtij vendi . Prandaj i pasuri pasurohet, i varferi varferohet dhe vendi destabilizohet!!


