• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETINGU I POLITIKANËVE/ Rama: Gati të ulemi në tryezë, të ballafaqojmë argumentet
Home
Politikë

VETINGU I POLITIKANËVE/ Rama: Gati të ulemi në tryezë, të ballafaqojmë argumentet

27 October, 2021 Delo.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama foli sot për propozimin e Vetingut në politikë, duke u shprehur se nuk ka asnjë opinion sot për sot, por tha se është i gatshëm që të ulet në tryezë dhe ta diskutojë me opozitën.

Kreu i qeverisë tha se nëse shohim interes për publikun dhe vendin do ta pranojmë propozimin, pavarësisht se nga vjen ai.

Pyetje: Më 2018 rrëzuat vettingun politik, çfarë ka ndryshuar që keni ndërruar mendje?

Rama: E para, nuk ma keni lexuar mendjen. Nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë, për të respektuar një parim, që e kemi vendosur vetë që në fillim, që ne jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë. Do të ulemi me vullnet të mirë për çdo gjë që opozita do të diskutojë. Më 2018 ka pasur një propozim, që është konsideruar jo bindës. Nuk dimë gjë për propozimin e ri. Janë tre vite, në tre vite gjërat evoluojnë, argumentet po. Nëse ka argumente bindës, ne do bëjmë më të mirën.

Seriozitet mbi parimin se jemi gati të diskutojmë çdo gjë, fillon nga këtu. Nëse që në fillim ne themi fjalën e fundit në dialog, atëherë s’ka tryezë. Do të ulemi në tryezë, do të japim gjithë disponimin për të dëgjuar, do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve tanë të fushës dhe do arrijmë në konkluzione në mënyrë sa më civile. E kam thënë që cilësia e demokracisë, e bashkëjetesës, nuk varet nga sa shpesh biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord. Mund të mos biesh dakord duke gjuajtur me gurë, por edhe duke argumentuar normalisht. Ne duam këtë të dytën.

Pyetje: A do të kërkohet Opinioni i Venecias?

Rama: Nuk kam asnjë opinion sot për sot. Mendimin personal nuk jam i gatshëm ta ndaj publikisht. Mund të mos na bindë në pamje të parë një gjë për të cilën nuk dimë gjithçka, ulemi, diskutojmë, dëgjojmë argumentet, i ballafaqojmë. Në rast se shohim interes për publikun, për vendin, nuk ka rëndësi nga vjen propozimi. S’kam opinion sepse serioziteti mbi parimin që jemi gati të diskutojmë, qëndron nga këtu. Nuk e themi dot fjalën e fundit se nuk bëhet dialogu në televizion me mikrofonët para. Do ulemi në tryezë, do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë do të marrim mendimet e ekspertëve, të fushës dhe do të arrijmë në konkluzione.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NË TORINO/ Sassulo mposht Juventus me përmbysje në "Allianz Stadium"
Previous article HETIMET/ Presidenti brazilian fajtor për vdekjet nga COVID! Nuk mori masa, dekurajoi injektimin e vaksinës

Delo.autor

Postime të ngjashme

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT