Vetëvrasja është akti ku njeriu i merr jetën vetes me anë të një veprimi të vetëdijshëm. Arsyet që çojnë drejt këtij akti janë të ndryshme.
Vetëvrasja vjen si pasojë e stresit, vetmisë ose problemeve finnciare. Në vendin tonë duket se këto janë bërë më të shpeshta tek të moshuarit të cilët janë lënë vetëm nga fëmijët për shkak të emigracionit dhe kanë shkuar drejt vetëvrasjes përshkak të vetmisë.
E tillë ishte edhe ngjarja e disa ditëve më parë ku dy të moshuar nga Berati i dhanë fund jetës së tyre duke u hedhur nga pallati.
Kjo ngjarje është një këmbanë e cila po troket në derën e shumë familjeve shqiptare ku fëmijët largohen dhe lënë prindërit vetëm.
Çfarë ndodhi 2 ditë më parë:
29 NËNTOR 2018
Një ngjarje tragjike ndodhi në qytetin e Beratit. Kujtim dhe Këze Agalliu, përkatësisht 78 dhe 70-vjeç u gjetën të vdekur, pasi u vetëflijuan duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonin.
12 PRILL 2018
Një 79-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke vetëvrarë me çifte. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Sporti” të Gramshit.
Mësohet se i moshuari jetonte me djalin dhe nusen, dhe para pak kohësh i ishte ndarë nga jeta bashkëshortja.
3 shtator 2018
Një i moshuar nga Tepelena ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ura në lumin Vjosë.
75-vjeçari me inciale G.S., është hedhur nga ura në lumë, por menjëherë është shpëtuar nga shërbimet e policisë.
28 SHTATOR 2018
Një burrë ka varur veten në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oblikë, ku 68-vjeçari B. Q., i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive.
Kanë qenë familjarët ata qe e gjetën të varur, ndërsa Policia sqaron se po punohet për përcaktimin e shkaqeve.
6 JANAR 2018
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në orët e drekës në fshatin Fushëbardhë në Gjirokastër.
Një 77 vjecar i ka dhënë fund jetës duke u vetvrarë me armën e gjahut. Rrebo Onjeja ka rrëmbyer armën e gjahut të cilën e mbante të fshehur në katin e parë të banesës dhe ka kryer vetvrasjen në po të njëjtin vend.
Përgatiti: AlpeNews.al




