• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VETËVRASJE NË SPITALE KA EDHE NË BOTË…”/ Rama komenton deklaratën e Biden për rritjen e numrit të viktimave, shpërthen ndaj Bashës
Home
Politikë

“VETËVRASJE NË SPITALE KA EDHE NË BOTË…”/ Rama komenton deklaratën e Biden për rritjen e numrit të viktimave, shpërthen ndaj Bashës

11 November, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj liderit të PD-së, Lulzim Basha, madje nuk ka kursyer as presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi sa i takon deklaratave për situatën mbi covid-19.

Rama tha se raste të vetëvrasjeve në spitale ka kudo në botë, ndërsa përmendi disa prej tyre. Ai mes ironisë shtroi pyetjen nëse qeveria shqiptare i nxiste këto vetëvrasje në botë për shkak të kushteve në spitale. Po ashtu ai u ndal dhe tek deklarata e fortë e presidenti të ri të SHBA-ve, Joe Biden, se Amerika do të kishte rreth 200 mijë të vdekur nga COVID.

“Si mund të ngrihet hipoteza se vetëvrasjet ndodhin në spital për këtë. Shifrat botërisht tregojnë atë që është paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertët se një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm në trupin e njërit, është nxitja për të vrarë veten. Është e materializuar në shifra. Në Itali nga marsi në gusht u vetëvranë 71 persona. Janë regjistruar një numër i konsiderueshëm tentativash vetëvrasjesh. Në Francë është lidhur numër i vetëvrasjeve, që lidhen me COVID. 4 persona në Gjermani, në Arabinë Saudite, në Britani. Kanë kryer vetëvrasje nga ankthi, Në Mbretërinë e Bashkuar një infermierë vrau veten gjatë orarit t punës. Nje mjekë rus u vetëvranë duke u hedhur nga dritaret e spitalit, pasi kanë rezultuar pozitiv me COVID dhe kanë përjetuar stresin emocional të frikës që paralajmërohet në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertet e shëndetit në këtë situatë. |nga 21 shtatori deri në 20 tetor, 4 pacientë janë vetëvranë në Ukrainë. Dy rastet para burra, janë hedhur nga dritarja e spitalit Klinik të Kievit nr.4. U raportua se ata ishin me covid dhe kanë përjetuar atë stres të tejskajshëm. Në tetor një grua u hodh nga një prej spitaleve në Ukrainë, Një tjetër në një spital të Kiveit, një burrë u hodh, Qeveria e shqiptare i nxit këto vetëvrasje në botë?! Një kolegu juaj thoshte se vetëvrasja nxitet nga zhurma e aparaturave që janë të vjetra. Në SHBA, në linjën e emergjencave federale janë regjistruar në muajin prill, mbi 1000% thirrje nga familjarë të personave me çrregullime emocionale. Është vetëvrarë personel mjekësor, me hedhje nga dritarja në New York. Në një studim qysh në muajin maj, botërisht i njohur, është parapare rritja e numrit të vetëvrasjeve me 32 % globalisht si pasojë e COVID. Në Poloni ka pasur vetëvrasje të personelit mjekësor po ashtu. Edhe në Greqi ka pasur vetëvrasje në një qendër të strehimit social. E mendoni se sa njerëz janë në shtëpi me ankthin e kësaj sëmundje sot?! E nuk guxojnë që të hapin televizorët. Nis me Lulin, vazhdon me Ilir, pështjellohet me Monikën, dhe kronizohet me Berishën dhe pastaj si mbyllje me ca analistë. Në Shqipëri si gjithë bota kemi një sfidë të madhe. Presidenti i SHBA-ve dje doli dhe paralajmëroi 200 mijë vdekje të tjera. Po arrijnë në shifra që nuk i kanë arritur as në luftë. Pse nuk e ndalon Amerika infeksionin me Lulëzim derdimenin?! Pse?!”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO BËJNË KRIM..."/ Rama: Një çetë karagjozësh, njëri thotë ma jep mua se e ndaloj infeksionin, tjetra thotë shkoni në kisha e xhamia se ska COVID
Previous article "SI MUND TË BËHET NJË GJË E TILLË PA..."/ Rama i prerë ndaj opozitës: Të gjitha shpifjet i bëni për pushtet, s' keni shans ta merrni

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI)

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh Aktualitet

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë Aktualitet

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT