• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI)
Home
Breaking News

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI)

16 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 40-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia italiane në rajonin e Pulias, pasi dyshohet për përfshirje në vrasjen e 46-vjeçares Ornella Forastefano. Trupi i gruas u gjet i pajetë përpara repartit të urgjencës së spitalit të Trebisaces, në Kalabri.

I dyshuari është identifikuar si Elvis Metvelaj, i lindur në Shqipëri në vitin 1984 dhe prej disa vitesh banues në Kalabri. Sipas informacioneve të deritanishme, Metvelaj dhe Forastefano frekuentoheshin prej kohësh. Marrëdhënia e tyre, megjithatë, mësohet se kundërshtohej nga familjarët e 46-vjeçares.

Familja e viktimës njihet në zonë edhe për shkak të përfshirjes së disa anëtarëve të saj në hetime të mëparshme të antimafias. Megjithatë, autoritetet italiane kanë sqaruar se, deri në këtë fazë të hetimeve, nuk ka elementë që ta lidhin vrasjen me këto rrethana.

Mediat italiane raportojnë se Metvelaj ka pasur më parë probleme me drejtësinë. Në vitin 2020 ai rezulton të jetë arrestuar në kuadër të një çështjeje për trafik droge.

Prokuroria e Castrovillarit po vijon procedurat ndaj 40-vjeçarit, ndërsa hetimet për vdekjen e Ornella Forastefanos janë ende në fazën fillestare. Një nga pistat që po verifikohet është se gruaja mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe trupi i saj të jetë transportuar më pas pranë spitalit.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë lëvizjet e viktimës dhe të të dyshuarit në orët përpara ngjarjes. Ekzaminimet mjeko-ligjore, analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë dhe të dhënat telefonike pritet të ndihmojnë në përcaktimin e vendit dhe shkakut të vdekjes, si dhe në sqarimin e rolit që dyshohet se ka pasur Metvelaj në ngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar
Previous article KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar

s.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT