• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËVRASJA/ Vdekja e 29-vjeçarit shqiptar në burg, familjarët kërkojnë të zbardhet e vërteta
Home
Breaking News

VETËVRASJA/ Vdekja e 29-vjeçarit shqiptar në burg, familjarët kërkojnë të zbardhet e vërteta

14 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familjarët e Refiku Matës kërkojnë drejtësi! I riu nga Shqipëria ndërroi jetë 17 Dhjetorin e shkuar në burgun Tarascon në Francë.

29-vjeçari u gjet i pajetë në qelinë e tij, ndërsa autoritetet thanë se bëhej fjalë për një vetëvrasje. Por familjarët e Matës, të cilët banojnë në Imperia të Italisë, nuk e besojnë këtë version. Ata kërkojnë që të hidhet dritë mbi vdekjen e njeriut të tyre të dashur.

Me rastin në fjalë është marrë avokatja Julie Boano, e cila disa ditë pas ngjarjes së rëndë shkoi në qelinë e burgut së bashku me familjarët e viktimës për të marrë sendet e tij personale.

Familja e të ndjerit përmend një rast në 7 Tetor kur Refiku është shfaqur i dhunuar në një seancë ku do të flitej për përjashtimin e tij drejt Shqipërisë dhe të mos kthehej më në Francë. Sipas familjarëve, ai ka pasur shenja të dukshme të dhunës në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit.

Kur gjykatësi e ka pyetur se si i ka marrë ato shenja, shqiptari nuk ka dhënë arsye.

“Refiku kishte nisur të punonte në burg dhe dy ditë më vonë vëllai i tij kishte vendosur që ta vizitonte. Ai ishte mirë. Ka pasur disa raporte nga drejtuesit e burgut se Refiku fajësohej për disa incidente brenda institucionit të dënimit. Këto raporte na surprizuan sepse Refiku përpara burgut në Tarascon është burgosur edhe në Nice dhe nuk ka pasur asnjë situatë të veçantë”, tha avokatja.

Mata do të lirohej në Shkurt të vitit 2024. Sipas avokates, ai nuk kishte asnjë arsye që t’i merrte jetën vetes.

“Tani çdo gjë është në duart e hetuesve dhe po presim që të merret një vendim, ose të caktohet si vetëvrasje ose në të kundërtën të hapet një hetim”, tha avokatja.

FOTO / Vdekja e 29-vjeçarit shqiptar në burg, familjarët kërkojnë të zbardhet e vërteta
FOTO / Vdekja e 29-vjeçarit shqiptar në burg, familjarët kërkojnë të zbardhet e vërteta
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Nuk kanë fund vuajtjet për Djokovic, Australia i anulon sërish vizën tenistit
Previous article KISHTE MBUSHUR MAKINËN ME ARMË/ Municion luftarak e shkop bejsbolli, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Delo.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT