• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËVRASJA E ÇIFTIT NË BERAT/ Zbardhen DETAJET: Si e kishin paralajmëruar ngjarjen TRAGJIKE
Home
Sociale

VETËVRASJA E ÇIFTIT NË BERAT/ Zbardhen DETAJET: Si e kishin paralajmëruar ngjarjen TRAGJIKE

30 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Berat mëngjesin e sotëm, zbardhen detajet të reja, për shkakun pse një çift të moshuarish u hodhën nga kati i gjashtë i një pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Burrë e grua Kujtim dhe Këze Agalliu 78 dhe 70-vjeç, jetonin vetëm, pasi fëmijët jetonin jashtë vendit, ndërsa për ta kujdesej një grua e cila nuk ndodhej në banesë në atë moment. Gjithçka përreth pallatit është një kantier ndërtimi.

Çifti Agalliu, mësohet se në muajin qershor të këtij viti ishin zhvendosur nga fshati Qerreshnik i rrethit të Beratit drejt lagjes “30 Vjetori”, ku fëmijët i kishin blerë një banesë në katin e tetë të një pallati të ri të sapo përfunduar. Dy djem të familjes mësohet se jetonin në Itali, ndërsa një djalë tjetër i tyre dhe vajza jetonin në Greqi.

Burri mësohet se vuante prej dy vitesh nga probleme të shëndetit mendor dhe skizofrenia, për të cilat kurohej me medikamente. Ndërkohë që gruaja i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi ishte konstatuar me tumor. Sipas hetimeve të para dyshohet se ka qenë burri ai që ka hedhur nga ballkoni gruan e tij duke e shtyrë atë dhe më pas është hedhur dhe vetë.

Burime nga të afërm të çifti në vendngjarje konfirmojnë se çifti prej kohësh ka deklaruar se do të vetëvritej nëse nuk i kthenin në fshat, por duket se askush nga fëmijët nuk e ka menduar seriozisht këtë kërcënim.

“Dy djem i kanë në Itali, një djalë tjetër dhe vajzën e kanë në Greqi. Burri vuante nga depresioni, gruaja ishte më sëmundje. Halla ishte 70-vjeç, burri 78-vjeç”, deklaroi një e afërme e çiftit.

Policia ka marrë në pyetje banorë të lagjes, ndërkohë që pritet të pyeten edhe të tjerë të afërm, gjë e cila do të zbardhë përfundimisht këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë që nga hetimet e para, sipas policisë

Burrë e grua, Kujtim dhe Këze Agalliu 78 dhe 70-vjeç, janë gjetur në pajetë në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”. Kanë qenë shërbimet e patrullës të parët që kanë konstatuar se çifti i moshuar ndodhej pa jetë në tokë dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë.

Policia bën të ditur se trupat e pajetë janë konstatuar poshtë pallatit të sapondërtuar rreth orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të premte dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë parë skenën e rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Turpi kombëtar që merremi çdo fund nëntori, me datën 29
Previous article PUBLIKOI FOTON TËRËSISHT LAKURIQ/ Ky është detaji në trupin e Ivës që po i çudit të gjithë

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT