Avokati Spartak Ngjela ka folur mbrëmjen e sotme për vendimine GJKKO për të dënuar me 2 vite burg ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Ngjela u shpreh se Llalla mendoi se mund të fitonte luftën me Amerikën, por u dënua sepse nuk mund të justifikonte pronat.
Sipas avokatit, e vetmja mënyrë që mund të shpëtojë Adriatik Llalla, është nëse ikën në Rusi.
“Këtu flitet ç’bën Llalla. Lalla nuk shpëton dot dhe vetëm po iku në Rusi mund të shpëtojë. Ne ç’na intereson. Ai u dënua dhe kjo është kryesorja. U dënua për korrupsion se nuk justifikonte dot pronat. Ka ikur nga terminali i Rinasit. Ai tjetri quhet fati i njeriut, jo i shoqërisë, as i shtetit. Ka qenë figura e katërt në Shqipëri. Ka qenë në pjesën tjetër se nuk i takon administratës shtetërore, është rang i lartë, është mbi rangun e kryeministrit se e merr të pandehur kryeministrin. Problemi është se nuk vihen këta si Prokurorë të Përgjithshëm.
Këta i marrin nga hiçi. Në një moment të caktuar vijnë dhe reflektojnë për të ardhmen. As Enver Hoxha nuk e bënte këtë, pavarësisht se e kishte në interesin e vet. Këta i kanë bërë kungujt që i kanë bërë nga 1991 e këtej. Kam biseduar me të, nuk e njeh jurisprudencën. Shiko ç’ka bërë. I kanë gjetur prona të pajustifikuara, çfarë mbrojtje do ky? Po ti kishte denoncuar normal sipas ligjit, do ishte normal, pra ka shkelje dhe e ka ne funksion të korrupsionit. Prokurori ishte aq mendjelehtë sa mendonte se do të fitonte dhe luftën me Amerikën. Ka prova në mes, të na thotë ku i ka gjetur pronat”, tha Ngjela në “Open”.


