• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËM 22 VJEÇE/ Studentja ekselente, shkodrania që arriti rezultatin më të lartë në Universitetin e Stambollit
Home
Sociale

VETËM 22 VJEÇE/ Studentja ekselente, shkodrania që arriti rezultatin më të lartë në Universitetin e Stambollit

17 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ida është 22 vjeç. Studion ne Stamboll, vjen nga Shkodra.

Pasi përfundoi gjimnazin si nxënëse ekselente në Shkodër dhe ndër tre më të mirat në rang Republike, i vjen një telefonatë.

“Më merr në telefon kryeministri, se isha përzgjedhur si një nga studentet që ju dha një bursë për të studiuar në Universitetin Teknik të Stambollit, në bazë të një marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe atij turk”, tregon Ida.

Nis studimet në degën e Inxhinierisë Industriale, 4 vjet me parë. Kërkonte një degë sfiduese dhe e gjeti.

“Në korrik u diplomova pas 4 vjet studimesh me rezultatin 4.0 nga 4.0 që është maksimali, duke u renditur si studentja më e mirë e vitit akademik”, thotë studentja.

Nëse pasditja dhe dreka ishin me leksione, darka ishte me studime. Është djersë e derdhur për çdo ditë.

“Orë pa gjumë dhe netë pa gjumë dhe punë pa fund. Sa erdha në Shqipëri gjeja e parë që i kërkova nënës është dua gjumë që të çlodhem”, thotë ajo.

3500 studentë u diplomuan këtë vit në Universitetin Teknik të Stambollit që është themeluar që në 1773. Ida Gjergji vendosi një rekord.

“Çdo vit renditet një student më i mirë. Me 4.0 janë të rrallë. Këtë vit ishte pak më ndryshe, sepse ishte një vajzë që arrinte 4.0 pas 9 vjetësh”, tregon Ida.

Para mijëra njerëzve të mbedhur në stadiumin e universitetit, Ida Gjergji mbajti fjalimin që i takonte si studentja më e mirë.

“Ishte emocion të flisje para 15 mijë vetëve”, tregon vajza.

E ardhmja do të ketë më shumë punë seç ka patur. Tani e presin studimet master. Po ku e shikon veten 22 vjeçarja.

“Unë e shikoj veten si një akademike, profesore në departamentin tim, këtu apo në Stamboll vendi është i hapur”, sqaron vajza.

Ida vjen nga një familje e madhe me 7 fëmijë, në Tiranë e shoqëronte i vëllai që studion për Drejtësi.

“Babai punon në fushën e ndërtimit, ndërsa nëna është shtëpiake, pasi 7 fëmijë duan përkushtim. Ata ndihen shumë krenarë për mua. Nëse në fillim isha unë që qaja, ata kanë qarë gjatë gjithë ceremonisë sime të diplomimit. Jam munduar gjithmonë të shpërblej sakrificat e tyre dhe ndihem shumë mirë që ja dola|, thotë Ida.

Juli Ristani-TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAPOLI-LIVERPOOL/ Ancelotti me dy mungesa të rëndësishme (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article DORTMUND-BARCELONA/ Valverde merr këtë vendim për Messin (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT