Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë për median italiane “La Stampa” , ndër të tjera ka komentuar edhe veshjen e tij, shumë të komentuar që zgjodhi të vishte me 30 qershor, ditën e zgjedhjeve.
Rama, tha se ai bën tendencë, ndërsa kujtoj, se ka qenë i pari që ka veshur kostum me atlete. “Më kanë kritikuar pasi votova i veshur me një xhaketë elegante dhe pantallona të shkurtra me çorape. Kujtohuni që kam qenë i pari që kam veshur atlete me kostum. Sot jam në modë: bëj tendencë”.-ka thënë Rama.


