• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Verifikimi i kontratave të PD-së me lobet amerikane/ Ja dokumentet që ka Prokuroria
Home
Shqipëri

Verifikimi i kontratave të PD-së me lobet amerikane/ Ja dokumentet që ka Prokuroria

25 November, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për kontratën që Partia Demokratike ka bërë me disa kompani lobimi në SHBA.

Bëhet fjalë për 1 milion dollarë të paguara drejt këtyre firmave të lobimit me bazë në SHBA, me qëllim sigurimin e mbështetjes politike nga Uashingotoni. Kontratat u publikuan fillimisht nga “Birn”, ndërsa Prokuroria ka nisur verifikimet për burimin e parave. Këto para janë marrë nga kompanitë “Stonington Strategies”, “Muzin Capitol Partners” dhe “Biniatta Trade LP”.

Faksimile e pagesave të raportuara nga “Muzin Capitol Partners”
Gjithashtu, thuhet se pjesë e pagesave të PD-së ka qenë edhe një takim i kreut të kësaj partie me Presidentin amerikan, Donald Trump, në SHBA, gjatë një eventi për mbledhje fondesh.

Po kështu, dy kontratat me “Stonington Strategies” PD-ja i ka finalizuar pak ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit. Lidhur me paratë që janë paguar, Prokuroria kërkon të verifikojë burimin se nga kanë ardhur ato. Kjo për shkak se deri më tani, shuma e shpenzuar prej 1 milion dollarësh nuk është deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga ky subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për 25 qershorin.

Burimet thonë se shuma mund të jetë paguar edhe në rrugë informale nga Partia Demokratike, por kjo mbetet për t’u vërtetuar. Hetimet nga organi i akuzës nisën pas publikimeve të dokumenteve të kontratave që vërtetonin edhe shumat e pagesave nga “Birn”.

Pagesat rezultojnë se janë bërë në kohën kur PD-ja ishte e angazhuar në të ashtuquajturën “Çadra e Lirisë”, dy javë para zgjedhjeve. Lidhur me burimin dhe mënyrën e pagesës së parave, pritet të japë shpjegime në Prokurori departamenti i financës në PD. Paraditen e djeshme u regjistrua procedura e verifikimit nga Prokuroria e Tiranës.

Deri më tani, Prokuroria ka në dorë vetëm dokumentet e publikuara në media, ndërsa gjatë javës që vjen pritet të marrë të tjera nga PD. Sipas “Birn”, pagesat për kompanitë e lobimit janë bërë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të marsit përmes kompanisë “Biniatra Trade LP”, e cila figuron të jetë regjistruar në Skoci.

Vlera totale e kontratave ishte 675 mijë dollarë, ndërsa në të përfshihen edhe pagesat mujore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KQZ diskretiton Bashën. Raporti financiar i PD eshte online. (Dhe aty eshte fshehur pagesa 1 miliarde)
Previous article Ja sa paguhet Artjola Toska nëpër dasma

k.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT