Gratë kanë më pak gjasa të zhvillojnë diabetin kur ata kënaqen në një sasi ‘të moderuar’ të verës së kuqe dhe çokollatë të errët.
Këto përmbajnë antioksidantë që mendohet të mbrojnë nga diabeti.
Një studim i më shumë se 64.000 grave zbuloi se ato që konsumonin më shumë antioksidantë, të gjetur edhe në çaj dhe boronica, ulën shanset e tyre për të marrë sëmundjen me 27 për qind në krahasim me ato me një konsum të ulët.
Përderisa përfitimet shëndetësore nga frutat dhe perimet janë të njohura, ekspertët janë më të shqetësuar për rreziqet shëndetësore të pijes.
Megjithatë studimi, midis grave franceze me një pëlqim të ngjashëm me verën për britanikët, zbuloi se 15 përqind e antioksidantëve të tyre erdhën nga alkooli – kryesisht verë e kuqe.
Studimi arrin në përfundimin se këto përbërës të shëndetshëm në verë “mbizotërojnë” mbi alkoolin e dëmshëm, me kusht që gratë të rrinë në një konsum të moderuar prej gjysmë gotë deri në një gotë në ditë.
Antioksidantë, të gjetur edhe në çokollatë të errët, mendohet të mbrojnë trupin nga ‘stresi oksidativ’ – një lloj i dëmtimit të qelizave që mund të çojnë në diabet. Ato gjenden edhe në arra, luleshtrydhe dhe lajthi.
Përgatiti/AlpeNews.al/





